Published On: 10 Gusht, 2017

Nexhmedin Spahiu tërbohet: Shqiptarin që përdhosi flamurin, AKI-ja do duhej ta vriste

  • Përdhosja e flamurit të Kosovës nga një shqiptar që jeton në Suedi, Frashër Oseku, është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, ku tashmë janë përfshirë edhe analistët politikë e publicistët. Por, Nexhemedin Spahiu ka shkuar edhe një hap më tutje duke përmendur edhe vrasjen e tij.

Nexhmedin Spahiu, analist politik, në një koment në rrjetin social Facebook, ku po diskutonte me analistin Halil Matoshi; në replikën e bërë në koment; thotë se është e drejtë e cilitdo të mos e njohë një flamur për simbol të vetin kombëtar, por në secilin variant kjo nuk i jep të drejtën të përdhosë ndjenjat e të tjerëve, prandaj, Spahiu thotë se prokuroria e Shtetit këtu meriton gjykimin më të ashpër, shkruan Gazeta Express.

“Nëse ky person do ta bënte të njëjtën gjë ndaj flamurit izraelit atëherë brenda jave shërbimi sekret i Izraelit MOSADI do ta vriste. Kështu do të duhej të vepronte edhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës nëse personi në fjalë nuk do të mund të ishte i qasshëm për Prokurorinë e Kosovës. Por këtu ironia është se është i qasshëm dhe prokuroria flenë”, ka shkruar Nexhmedin Spahiu në replikën e tij ndaj Halil Matoshit./GazetaExpress/

 

Ky është postimi i aktivistit të Vetëvendosjes, ku përdhosi flamurin e Kosovës:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...