Published On: 16 Korrik, 2017
Bota |

New York-u pushtohet nga minjtë

Në Grand Concourse të Bronxit në muajin shkurt ishte raportuar për një të vdekur nga “leptospiroza” e ngjitur në urinën e minjve

New York, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për luftën kundër minjve, raporton AA.

Bashkia e New York-ut ka rritur synimin në luftën kundër minjve, numri i të cilëve në këtë qytet supozohet të jetë rreth dy milionë.

Kryesia e Bashkisë ka njoftuar se ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për të reduktuar rreth 70 përqind të këtyre brejtësve, që njihen për dëmin në shëndetin e njeriut në këtë qytet.

“Nuk i pranojmë minjtë si pjesë normale e jetës në New York”, ka thënë kryetari i bashkisë Bill de Blasio në një deklaratë.

Blasio ka theksuar se rajonë të synuara të kësaj lufte janë Chinatown, East Village dhe Lower East Side në Manhattan, Bushwick dhe Bedford-Stuyvesant në Brooklyn dhe Grand Cocourse në Bronx.

Në kuadër të luftës kundër minjve, qyteti planifikon të vendosë kompaktorë solarë për mbeturina dhe kuti të çelikut, për t’i zëvendësuar shportat e vjetra prej teli.

Në Grand Concourse të Bronxit në muajin shkurt ishte raportuar për një të vdekur nga “leptospiroza” e ngjitur në urinën e minjve.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Shëndetësisë e New York-ut ka njoftuar se që nga viti i ri kanë marrë mbi 10 mijë ankesa nga qytetarët lidhur me minjtë.

Në ndërkohë, shefja e Departamentit të Sanitarisë së New York-ut, Kathryn Garcia, u është drejtuar njujorkezëve duke thënë se “Mënyra më e mirë për t’i zhdukur minjtë është që ata të privohen nga koshet e mbeturinave në shtëpi dhe ushqimet në koshet e mbeturinave në rrugë”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...