Published On: 26 Nëntor, 2016

New York Times për Mitrovicën: Një qytet dhe dy ekipe të ndara nga lufta

Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times, ka shkruar një artikull për qytetin e Mitrovicës dhe ndarjen e qytetit, por edhe gjithçkaje tjetër në dysh, prejse ndodhi lufta në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gazetari James Montague, historinë për Mitrovicën e ka lidhur me sportin, saktësisht futbollin, dhe ndarjen e ekipit Trepça na atë shqiptare dhe serbe.

“Sot, janë dy Trepça në Mitrovicë; Ajo kosovaro-shqiptare e jugut e cila quhet KF Trepça dhe ajo kosovaro-serbe e veriut e cila quhet FK Trepça”, thuhet në shkrimin e NYT.

“Të dyja kanë një stemë, dhe të dyja luajnë me fanella gjelbër e zi. Të dyja krenarisht tregojnë historinë e Trepçës që u themelua në vitin 1932. Dhe derisa tani luajnë në liga të ndryshme, të dyja ekipet thonë se janë trashëgimia e vërtetë e klubit”.

Në këtë tekst të gjatë për Mitrovicën dhe historinë e qytetit, thuhet se dikur “Mitrovica ishte ndër qytetet më të pasura dhe më të gjalla në Jugosllavi”.

“Një qytet me banorë të përzier shqiptarë e serbë ku papunësia nuk ekzistonte fal minierës së Trepçës, nga e cila edhe u morë emri i klubit të futbollit”.

Teksti më pas detajshëm përshkruan historinë e klubit, bashkë me atë të qytetit dhe etapat e kaluara deri në vitin 2016.

“Dikur kemi luajtur si një, por nuk do të ndodhë më”, thotë njëri nga futbollistët e Trepçës serbe.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...