Published On: 21 Gusht, 2017

Nesër nga ora 10 deri në 12 bëhen homazhe në Kuvend për Bajram Rexhepin

  • Arsim Bajrami është caktuar të jetë pjesë e Këshillit për organizimin e ceremonisë mortore t ëish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi.

Siç tregon ai, trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa më pas, prej orës 10 deri në orën 12 do të ketë homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka treguar se Rexhepi do të varroset në orën 16:30 në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Më pas Bajrami ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e një njeriut të vlerësuar, duke treguar raportet e tij që kishte me kryeministrin e parë të vendit.

Këshilli për organizmin e ceremonisë mortore të Rexhepit do udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...