Published On: 19 Qershor, 2017

Nesër lirohet Sami Lushtaku? (VIDEO)

Gjykata Supreme nesër pritet ta japë verdiktin përfundimtar në rastin Drenica, lidhur me akuzat për krime lufte të bëra nga Sami Lushtaku, së bashku me disa nga bashkëluftëtarët e tij.

Sipas aktakuzës Lushtaku së bashku me disa persona të tjerë kanë bërë krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci tha për Tribuna Channel se nesër përfundimisht do të shpallet pafajësia e tij, duke u liruar nga të gjitha akuzat, pasi që sipas tij nuk ka asnjë element të vogël që të mos lirohet nga të gjitha akuzat.

Koci shprehu kritikat e tij ndaj sistemit gjyqësor që sipas tij Lushtakun e kanë dënuar për një vrasje gjatë periudhës së luftës, por identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...