Published On: 22 Nëntor, 2016

“Nëse shpejtësia me vret, mos qani për mua”

Zbardhen detaje të reja të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë ish-Bllokut në Tiranë, ku këngëtari shkodran Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonin, u rrëzua.

“Nëse dy të rinjtë do të kishin pasur skafandër, do të kishin shpëtuar. Ky është konstatimi i ekspertëve të qarkullimit rrugor të policisë së Tiranës pas verifikimeve të para hetimore në vendngjarje”, raporton OraNews.

Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i motorit ka ngritur motorin me gomë të parë dhe ka humbur kontrollonin e mjetit duke u përplasur me trotuarin.

Plagët në kokë kanë qenë të rënda dhe ata janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth orës 21:50 kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Aksidenti u shënua pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Ndërkohë Klejdi Halili ishte njëri nga dy të rinjtë që humbën dje jetën tragjikisht në aksident me motor afër urës së Bllokut.

Klejdi, siç duket nga postimet e tij në rrjetet sociale, vdiq nga vetë pasioni i tij.

Ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë dhe një gjë të tillë e kishte dhe si moton e tij në faqen e Instagramit.

Duke marrë shkas nga një shprehje e aktorit Paul Ëalker, i cili gjithashtu humbi jetën si pasojë e një aksidenti, Kejdi shkruante: “Nëse një ditë shpejtësia më vret, atëherë mos qani për mua se unë kam qenë duke buzëqeshur”.

Kurse familja e këngëtarit Ergi Dini është në shok.

Motra e Ergi Dinit, edhe pse në moment të vështirë, gjeti kohën për të falenderuar njerëzit për ngushëllimet.

Barbara Dini, këngëtare edhe ajo, shkruan në rrjetin e saj social Facebook se për të dhe familjen e saj nuk ka ngushëllim pas kësaj humbjeje.

“Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim! Ju lajmeroj se varrimi bëhet në ora 15.30 në Shkodër!”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...