Debate Lajmi Kryesor Lajmi Kryesor 4

Nëse Ramush Haradinaj e krijon Qeverinë me votat e Listës serbe, zbulohet tradhtia e tij në Francë

 

Na vjen keq që duhet të bëjmë një analizë tepër të thjeshtë për Ramush Haradinajn. Në vazhdimësi viteve të fundit ka luajtur me kartën e patriotizmit, dhe tani po i përulet hapur serbëve për të ardhur në krye të Qeverisë, edhe pse e përkohshme, pasi ne jemi të bindur se asnjë kryeministër dhe çfarëdo qeverie që të krijohet në këto rrethana nuk do të mbijetojë më shumë se disa muaj, deri në një vit, ekskuzivisht për shkak të Gjykatës speciale.

Nëse Ramush Haradinaj, arrin të sigurojë me kontrabandim dhe me presion 41-43 vota të shqiptarëve, dhe 10 të pakicave jo serbe, dhe për ta bërë Qeverinë edhe 10 vota të pakicës serbe, atëherë është e qartë, që Ramush Haradinaj i ka tradhtuar shqiptarët në Francë, bashkë me kauzat e tij për Asociacion e demarkacion.

Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Gazeta Shqiptari.eu, ka bërë dy analiza, në të cilat ka shprehur dyshimin e bazuar, se Ramush Haradinaj po mbahej atje peng,  deri në thyerjen e tij, dhe se liria e tij, mund t’ju kushtojë shqiptarëve me tradhti të tij.

Tani serbët duke e parë që vota e tyre është kruciale, pra çelësi i krijimit të shumicës qeveritare, pa të cilën Ramush Haradinaj as që mund të ëndërrojë krijimin e Qeverisë, në rrethanat kur LDK-ja është kategorike ta refuzojë një koalicion me PAN-in, dhe po ashtu Vetëvendosje, ata (serbët) po kërkojnë edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Pavarësisht që roli i kryetarit të Kuvendit është simbolik, dhe i papushtetshëm, në momente të caktuara vota e tij ndikon në disa procedura, kur votimi në kryesinë e Kuvendit është i barabartë, vota e tij është vendimtare.

Po ashtu seancat do të udhëhiqen në gjuhën serbe nga një kryetar Kuvendi serb, dhe për të folur ndryshe, pra shqip, nuk ka mekanizëm detyrues. Kështu që nga një pakicë prej 5-6% në Kosovë do të dominohen edhe gjuhësisht në Kuvend.

Por, si do të ndjehen ata lumenj shqiptarësh që i shkonin në Francë Ramush Haradinajt, duke besuar se ashtu po i dilnin në mbrojtje atij, si një patriot e luftëtar ndërsa ai po përgatiste tradhtinë më të madhe, pas atyre të Hashim Thaçit?!

Si do të ndjehet Ramush Haradinaj për tradhtinë e tërë atyre shqiptarëve atje, dhe të shqiptarëve që e mbështesin në Kosovë, si kur u kthye nga Kolmari i Francës, sikur edhe e votuan në zgjedhje?!

A mendon më Ramush Haradinaj të merret me politikë, apo pas këtij çerek mandati që po këmbëngul me çdo kush ta merrë, e ka vendosur të pasurohet edhe më, të kryejë edhe ndonjë punë të pistë, dhe ti jap fund politikës?

Nëse Ramush Haradinaj krijon Qeveri me vota minimale me serbët, është e qartë që kjo marrëveshje u arrit në Paris, ndërsa kumbar i marrëveshjes është Hashim Thaçi, i cili dje mori bekimin edhe të Vuçiqit, në një takim formal në Bruksel, ku presidenti i Serbisë, ia përcaktoi Kosovës agjendën të pakëtn edhe për pesë vjet bisedime.

Nëse ndodh ky nënshtrim-dorëzim para serbëve, do të dilte se kërcënimet me luftë të vëllezërve Haradinaj ishin loja më e ndytë që kemi mundur ta dëgjojmë, më neveritëse, dhe më antishqiptare që më nuk mund të bëhet.

Prandaj, Ramush Haradinaj, nuk ka më shumë se dy rrugë, të hyjë në histori si tradhtar ose të tërhiqet nga projektet serbe në Kosovë për shkatërrimin e shtetit dhe shqiptarisë në emër të gënjeshtrës së “SHTETNDËRTIMIT”, që në fakt të gjitha bisedimet në Bruksel ishin për shtetrrënimin e Kosovës dhe të atributeve shqiptare që mund ti kishte ky shtet!

Nuk është e rastësishme as shkuarja në këtë pari e klanit “Kosovar”, që kërkon sllavizimin e Kosovës edhe me emër! SHQIPTARI.eu

Related Posts

  1. Popull por kjo nuk vlen vetem per ramushin por edhe per vv dhe ldk qashtu asht cila parti mer vota pi listes shkijeve asht trathti e madhe ishalla rsmushi se bon atohen por pdk gjithnji e ka bo po ne e dim qe pdk gjithnji ka qen trthtare e ramush kishte qen mir me cilen do parti mi bo votat vetem me shkije jo e ato mase shumti pe permendet prej nites isufit dhe palit kjo nuk asht aspak mire dmth edhe ata po mundohenme grsbi vende ne deputet neve aspak sjemi dakord asne partiska fitu te gjith kan humbun dhe tash shpresojn qe fitojn tr gjiths partit e permendin listen e shkijeve edhe ldk mendon me shkije por edhe vetvendosja pse sepse asnjera nuk asht fituse e plot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *