Published On: 13 Qershor, 2017

Nëse LDK kalon me PAN-in s’do ta shpëtoj ma as Amerika

Nga Lirim Gashi
Nëse Ldk koalon me PANI s’do ta shpëtoj ma as Amerika e as Japani dhe do të shndërrohet në fantom parti si fantom shteti Kurdistani. Të gjithë ata Ldk-ista që mendojnë se e njohin politiken dhe se vlera e politikes se mire percaktohet ad-hock si cmimi i dardhave nepër pazare janë diletantë destruktiv me pikpamje bizarre. Ldk-ja është në krizë të thellë identiteti nga se prapa rugovizmit të vërtetë strehohen anti-rugovistat më të mëdhenjë për ti arritur qellimet e tyre karrieriste dhe profitabile ndersa sa herë që iu ipet mundësia për ta dëshmuar lojalitetin ndaj doktrines së tij, interesave kombtare dhe bazes që i ka zgjedhur shihet qartë se e kanë me hile. Nuk reformohet partia duke u vetëgënjyer se gjithcka ka qenë mirë dhe se vetëm të tjerët janë fajtor por duke e pranuar se ekzistojnë shumë grupe interesi e klane të mykura me botkuptime të tejkaluara dhe konservuara të cilat fatin e ldk-së e mbajnë në dorë. Ldk kurr nuk guxon të bëhet pronë private e askujt dhe despotizmi nuk guxon të jet mënyrë e udhëheqjes me të por një subjekt politik të cilin e karakterizon demokracia e brendshme, profili i qartë, vizionar e shtet-ndërtues dhe një doktrinë moderne që mbahet në shtyllat e rugovizmit por që ec me kohen dhe i përshtatet në mënyrë permanente kërkesave dhe sfidave të saj.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...