Published On: 22 Nëntor, 2016

NËNË TEREZA, NËNË E GJITHË BOTËS

Shkruan: Gani Vila, drejtor i Televizionit Shqiptar te Amerikes

Vite dhe shekuj do të kalojnë dhe pasardhësit tanë në gjithë globin me siguri do të shprehen me admirim e do të ndjehen krenarë e të privilegjuar para gjithë njerëzimin sepse kanë jetuar në kohën kur Nënë Tereza ishte gjallë. Veçanërisht kombin shqiptar e gjithë bota do ta nderojë dhe respektojë gjithmonë në nivelet më të larta të kohërave që do të vinë, pasi nga gjaku i këtij populli të lashtë lindi Gonxhe Bojaxhiu të cilën Zoti e thirri dhe me misionin e saj ajo u bë Nënë e mbarë Botës. Sigurisht që ne nuk do të jetojmë aq gjatë por para se te largohemi nga kjo botë e kemi një shans, kemi kohë, nevojë, mundësi dhe energji pozitive që të ndryshojmë sado pak zemrën, shpirtin dhe veprimet tona t’i ushqejmë me dashurinë në veprim, që këto cilësi mirësie të trashëgohen shëndetshëm në brezat e rinj. Për këtë duhet që në jetën tonë të përditshme të imitojmë sado pak Nënë Terezën në mënyrë individuale, familjare, fisnore e gjithë shoqëria shqiptare dhe mbarë bota. Të hysh në botën e Nënë Terezës nuk arrihet menjëherë edhe pse ekziston mes nesh vullneti, duhet të bëjmë shumë kujdes pasi edhe pse na duket si e lehtë për ta kuptuar dhe për të vepruar në praktikë si Nënë Tereza, në jemi shumë larg saj, sepse veç Jezu Krishti e askush tjetër nuk e di të vërtetën e botës të brëndshme dhe fuqinë e misionit të saj. Por Zoti bën mbrekullira dhe mundësitë për t’ju afruar sa më afër misionit të Nënë Terezës i kemi të gjithë, pasi krahas vlerave mistike fetare të lidhjes të saj me Zotin, ajo si asnjë njeri tjetër në botë ,karakterizohet edhe nga prakticiteti i vlerave e virtyteve të pafundme njerezore qe natyrshem i vuri ne sherbim te njerezimit.Ishin këto veprimtari të përditëshme praktike të saj,më të sëmurët,me të uriturit,me të varfërit,kundra luftës, për paqe në botë, me ndihmat,bamirësitëe,faljet,pendesat,dashurinë në veprim etj. cilesi këto mendoj se përfaqësojnë vetëm pamjen e jashteme të misionit të saj pasi vlerat e vërteta të thelbit të cështjes Nënë Terez përbëhen nga elementë të padukshëm njerezor që përmbajnë pafundesi vlerash thesare njerezore që jetojnë në zemrat dhe shpirtërat e njerëzëve por që t’i gjesh ato e t’i vësh në shërbim të njerezimit duhet celsi që gjeti Nënë Tereza që fliste si shënjt dhe vepronte si Nënë e kështu e ngriti dashurinë në institucion të përhershëm.
Nëse i referohemi shtresave të shoqerisë njerezore që ekzistojnë sot ne botë jo nga pikpamja numerike, por si fenomene shoqerore e sociale të varfërit të vuajturit të sëmurët të pushtuarit si shtresa në nevojë janë më afër thelbit të Misionit të Nënë Terezes. Edhe pse këta njerez nuk kanë mundësi të flasin atje ku duhet,ata natyrshem janë pjese e misionit të saj.Në praktikën e përditeshme, të bërë publike për Nëne Terezën,institucionet shteterore,fetare dhe mediatike,njerezit e pasur ekonomikisht,por fatëkeqesisht edhe një pjese e konsiderueshme e intelektualeve në botë, janë shumë larg njohëjes të misionit të saj.Kjo mosnjohje e Misionit të saj vjen jo për mungese vullneti, por për shkak të pamundësisë për të kuptuar misticizmin e fuqisë të këtij misioni të ngritur në institucion.Në vitet e fillimit të aktivitetit të Misionit të saj edhe vetë Vatikani, që tani e shenjtëroi, ishte i rezervuar.Por këtë here dua të tërheq vëmëndjen me këtë shkrim për shqiptarët dhe institucionet që i përfaqësojnë ata se sa e kane njohur ,kuptuar e vleresuar këtë mision të shenjtë.
Nënë Tereza dhe Misioni i saj i Dashurisë është dashuri pa fund në veprim për mbarë njerezimin pa dallime feje race kombi ngjyre prirje politike etj. Këtë mision në fillimin e tij, vec Jezu Krishtit për shumë vite dhe në vazhdim jo të gjithë e kanë kuptuar, e kanë vlerësuar dhe e kanë respektuar ashtu si e meritonte. Kjo vrejtje ekziston për
gjithë botën mbarë pasi skepticizmi që ekzistonte tek njerzit në atë kohë ju kishte zënë sytë për të parë atë yll që për herë të parë doli në horizontin e qiellit pa fund e që rezatonte dashuri. Nënë Tereza me gjithëse ishte vlerësuar me cmimet më prestigjoze të botës megjithse ishte vlera më e madhe e njerëzimit në shekullin e kaluar e në vazhdim shteti shqiptar ateist në atë kohë e përcmonte dhe nuk e lejonte të vizitonte Shqiperinë dhe familjen e saj. Shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe në Maqedoni ,që fenë e kishin të lejuar e megjithëse Ajo i vizitonte më shpesh, se kuptonin misionin dhe rëndësinë e saj.Kishat Katolike shqiptare që për fatë të mire ekzistonin në këto treva, me gjithë respektin dhe pritjen që tregonin ndaj saj,për mungese informacioni,njohje apo vizioni,nivelin e trajtimit të Nënë Terezes e bënin kryesisht si murgeshë.Përsëri nuk do të ishin shqiptarët ,por era e ndryshimeve të mëdha që po frynte në botë,që në gusht të vitit 1989 i dha mundësinë Nënë Terezës të vizitojë për herë të parë Shqiperinë.Nënë Tereza në Tiranë u prit me protokoll, por nën një hije të zbehtë mediatike të TVSH si Televizioni i vetëm që ishte në atë kohë.Krahës vizitës që ajo bëri në varrezat e familjareve të saj,”Pushtetarët e Gjunjëzuar”të asaj periudhe e detyruan Nënë Terezën që të vendoste një tufë me lule edhe tek varri i diktatorit Enver Hoxha,vizitë kjo që vazhdon të interpretohet keq edhe sot e kësaj ditë në botë.Dhe e dini përse ndodh kjo ? Sepse edhe sot shteti shqiptar nuk prononcohet publikisht ashtu si ka qënë e vërteta e protokollit më qëllim për të shmangur komentet dhe abuzimet.
Kur i referohesh jetës dhe veprës të Nënë Terezës për studim,vecanërisht marredhenieve të saj me Shqipërinë edhe pse është e dhimshme, duhet ta themi troc,se në vitin 1990 u rrëzua sistemi dhe strukturat e shtetit komunist, por nuk u zhduk mentaliteti i tij nga mendja e njerezve.Kjo që po ju them është e thjeshtë për ta kuptuar sepse shteti shqiptar dhe qeveritë e tij edhe mbas viteve 1990 i kishin plotesisht mundestë që të tregonin përkujdesjen e duhur institucionale e shtetërore për Nënë Terezën dhe misionin e saj.Për vec se t’i kërkonin falje e t’i krijonin kushte favorizuese pune ,duhet t’i caktonin të paktën një mini personel të përbërë nga historianë,gazetarë,kameramanë, etj.që të merreshin me studimin,administrimin dhe pasqyrimin e vlerave të këtij misioni të shënjtë dhe vecanërisht aktivitetin e përditshëm të saj.Përse nuk udhëtoi asnjë gazetar për në Kalkutë apo në vënde të tjera ku ajo kishte motrat e saj ? Nëse diktatorin Enver Hoxha e pengonte “ateizmi “të njihte këtë dritë universal këtë pasuri të pakrahasueshme në botë po pushtetarët shqiptarë të mbas viteve 1990 kush i pengon….?
Unë duke vazhduar llogjikën e mendimit që shpreha më sipër dua të plotësoj se emërtimet e shtresave të shoqërisë shqiptare në të gjitha fushat dhe aspektet e saj; si ndarjet në parti termat very-jug përkatësia fetare traditat në breza etj.që të gjithë në veprime dhe në jetën e përditshme,në shpirtin e tyre janë njëlloj,shqiptarë,të dashur,mikëpritës,bujarë,etj,cilësi e virtyte të mira këto por kur marrin një detyrë si të zgjedhur apo të emëruar menjëherë c’fisnikërohen, janë të pa aftë për të administruar vlerat tona kombëtare shqiptare. Ishtë fat i madhë që Nënë Tereza erdhi disa herë për vizitë në Shqipëri mbas viteve 1989 por fakti që nuk ka asnjë intervistë nga Televizioni Shtetëror apo inisiativa private në këtë fushë tregon se përkujdesja institucionale e shtetit dhe e shoqerisë shqiptare ka qënë zero. Por edhe institucionet e
asaj periudhe në Kosove e Maqedoni dhe vecanërisht kisha katolike në atë periudhë kanëpërgjegjësin e tyre që nuk i kanë qëndruar më afër dhe me profesionalisht vlerave të saj hyjnore dhe vecanërisht atyre njerëzore.Kështu më këtë tabllo të varfër mbyllen marredhëniet e NënëTerezës me institucionet shqiptare edhe mbasi ne kemi fituar demokracinë.Por takimet e Nënë Terezës me shqiptarët në Kosove dhe në Maqedoni lanë gjurmën e tyre dhe inspiruan ndjenjat e meshtarëve të shkëlqyer shqiptarë të cilët filluan të mendojnë dhe të punojnë ndryshe për Nënë Terezën.Kështu një ndër ta ishte Dom Lush Gjergji që nga kontaktet e para që ka patur me Nënë Terezën e deri në ditën e shenjtërimit të saj, ka botuar 16 libra kushtuar Nënë Terezës,të përkthyera në shumë gjuhë te botës.Po ashtu Pater Pashko Gojcaj, famullitar në Kishën e Shën Ndout në Tuz dhe zv.Ipshkevi i Tivarit , në vitin 2003 i kushton Nënë Terezës librin me poezi “ Sytë e shenjtëneshës”,si dhe shumë individë të tjerë të cilët kanë shkruar apo kanë kënduar me përkushtim të madh për këtë Nënë të madhe.Por ajo që është me e rëndësishme për marredheniet e Nënë Terezës me botën shqiptare i përketë kohës para viteve 1990,kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhes ne Shqipëri e kishte të ndaluar me ligj të dëgjoje Radion e Zerit të Amerikës,institucion mediatik që në ato vite mbante peshën më të madhe të luftës së drejtpërdrejtë kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe në botë.Pikërisht në këto vitë Radio Zëri i Amerikës nëpërmjet gazetarit të saj e bashkëatdhetarit tonë, patriotit të nderuar z.Gjek Gjonlekaj, në takimin që pati me Nënë Terezën në Qershor të vitit 1988 regjistron lutjen e saj të bërë në gjuhën tonë shqipe.Zëri original i Nënë Terezës në lutjen që Ajo bëri për popullin shqiptar, është një rast i vetëm dhe me shumë vlerë për binomin Nënë Tereza – Shqiperi. Prandaj mediat historianët, biografët dhe shteti shqiptar duhet ta administrojnë si një pasuri me vlerë të madhe kombetare veca rishtë për të ardhmen.
Nëse studiojmë ndjeshmërine njerezorë të botës shqiptare lidhur me figurën dhe suportin e Nënën Terezës, pjesa e popullsisë shqiptare që i përket Malësisë së Madhe në Mal të Zi të cilët kanë emigruar në SHBA, kanë qënë të parët në kontaktet me Nënë Terezën dhe kanë gjetur zgjidhjen e qytetëruar nëpermjet shtatoreve për të nderuar këtë figurë.Aktualisht, në këtë zonë për të cilën po shkruaj, janë ndërtuar 3 shtatore të Nënë Terezës;në Tuz,në Vuksanlekaj dhe në Kojë.Vëllezërit hotianë Lek dhe Pashko Gojcaj kanë ngritur shtatoret e Nënë Terezës pothuajse në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë;nëTuz , Prishtinë, Mitrovicë, Maqedoni,në kishat katolike Zoja e shkodres, në New York,në Kishën e Shën Palit e të Zonjës Pajtore në Michigan, etj si dhe kanë dhuruar shumë buste e portrete të saj.Marash Nucullaj, nga Koja e Malësisë, ka sponsorizuar dhe ngritur dy shtatore të Nënës Terezë një në Sarajeve dhe një në Vuksanlekaj të Malësisë së Madhe. E megjithë atë kaq sa ka bërë deri tani shoqeria shqiptare është shumë pak Ndërsa shteti shqipëtar deri tani që une po shkruaj nuk është interesuar fare peër thelbin e misionit si vlerë njerëzore dhe për figurën e Nënë Terezës si shqiptare. Të vjen turp t’i përmendësh veprimet qesharake të qeverive shqiptare duke i dhënë Nënë Terezës vleresime të karakterit simbolik të cilat po jua rendis si më poshte:

Aeroportit të Rinasit i vendoset emri i Nënë Terezës i shoqeruar me një shtatore, Sheshin para Universitetit të Tiranës ku partitë shqiptare bëjnë mitingje e emërtuan me emrin Nëne Tereza, Spitalin QSUT Tiranë e emertuan me emrin Nënë Tereza.Kur thashe më sipër se janë vlerësime simbolike kam parasysh se këto emertime nuk kanë
investime të shtetit dhe as lidhje me misionin e Nënë Terezës.Shteti shqiptar dhe qeveritë e tij si dhe ai kosovar deri në ditën e shenjtërimit të saj,nuk kanë pregatitur asnjë film dhe asnjë dokumentar zyrtar,pra akoma nuk e kanë zyrtarizuar figurën e saj.Bile edhe biografia që ndodhet në Wikipedia,nuk është korrekte,nuk është e plotë,mungojnë shumë pika elementare por të rëndësishme të jetës së saj e për rrjedhojë nuk është pasqyruar me dinjitet e me përmasat e vlerave të saj edhe në Historinë e popullit shqiptar.Nënë Tereza dhe misioni i saj nuk i përket vetëm Kishës Katolike dhe Vatikanit,ndaj është detyrë immediate që jo vetëm shteti shqiptar por gjithë bota mbarë të nderojë dhe të vendose figurën e Nënë Terezës në nivelet më të larta që e meriton.Vatikani gjatë jetës dymijevjecare ka shenjtëruar mbi 10.500 personalitete të fesë katolike.Në vazhdën e këtyre vlerësimeve Papa Francesku me 4 Shtator 2016 e shpalli Nënë Terezën “ Shenjta Nënë Terezë e Kalkutës “ dhe menjëherë Ai tha se unë e shpalla me këtë emër,por bota do ta thërrasë gjithmonë edhe në të ardhmen NËNË TEREZË.Kjo deklarate e menjehërshme e Papa Franceskut verteton së Nënë Tereza mori cmimin e radhës dhe se Shenjtërimi i saj është një stoli që e zbukuron me shume figuren e saj,pasi Misioni i Nënë Teresës është përtej përmasave të Vatikanit.
Nënë Tereza shquhet për thëniet e saj profetike njerëzore dhe praktike që karakterizohen nga dashuria në veprim. Deklarimi i vullnetshëm i Nënë Terezës para gjithë mediave prestigjoze boterore se” Me gjak jam shqiptare “i shërben bashkimit tonë kombëtar dhe detyron të gjithë shqiptarët që jo vetëm se duhet të krenohemi me Nënë Terezën por duhet edhe ta përjetojmë e ta imitojmë Atë në cdo hap të jetës sonë.
Po si e vlerësuan shtetet dhe qeveritë shqiptare e kosovare Shenjtërimin e Nënë Terezës? Pak shpenzime nga ana e Qeverisë së Kosovës një vizitë turistike në Romë udhetim special hotele luksoze pak nxehtë ditën e shenjtërimit në sheshin e Shën Pjetrit kthehen në Shqipëri dhe në Kosove si heronj marrin rroga dhe djeta pluse se kanë udhëtuar dhe kanë marrë pjesë në cremoninë e shenjtërimit të njeriut më të madh të globit si simbol i të varfërve. Cfarë paradoksi.
Gjatë punës mediatike që Televizori i Shqiptarëve të Amerikës ( ALBTVUSA )bëri ato ditë në Vatikan nga data 2 deri më 6 Shtator 2016,ne pamë se organizatorët e Koncertit kushtuar Nënë Terezës që u mbajt në Balizika e Shën Palit në Romë te drejtuar nga Imzot Dodë Gjergji,kishin bërë një punë shumë serize,profesionale e cila ishte një vlerë e madhe kombetare që u realizua në nivele të larta për të pranishmit në koncert dhe u trasmetua për gjithë botën në parametrat bashkëkohore.Por më datën 4 shtator 2016 që ishte dita e shenjtërimit të Nënë
Terezës nuk ndodhi ajo që pritej. Shqiptarët si kurrë ndonjëherë ishin kombi më i pa organizuar. Pjesëmarrja në këtë eveniment e shqiptarëve nga Shqipëria nga Kosova nga Mali Zi dhe Maqedonia ishte shumë e ulët, pra nuk kishim një organizim institucional. Ndaj duhen falenderuar përsëri inisiativat e individëve e kryesisht të  diasporës shqiptarë që mundësuan pjesëmarrjen e tyrë në këtë eveniment historik për popullin tonë.Shqiptarët edhe pse ishin pak na përfaqësuan në Sheshin e Shën Pjetrit me flamurët e kombit tonë,por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi më 4 Shtator 2016 Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan duhej të ishte mbushur plotë e përplot me shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.Sheshi i Shën Pjetrit atë ditë duhet të fliste vetëm shqip dhe mbas kthimit të udhëheqsave të shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë duhej të festohej shenjtërimi i saj,jo vetëm me meshat e Kishës Katolike, por nga i gjithë populli shqiptar;të krishterë,bektashinjë,myslimanë,katolikë,nga Shqiperia e Kosova,nga shqiptarët në Maqedoni e Mali Zi si dhe nga diaspora,ashtu së bashku si gjaku i Nënë Terezës.Këto nuk ndodhën dhe tani shtetit shqiptarë i vjen për shtatë shprehja popullore se: “ kurre nuk është vone”.
Shteti Shqiptar dhe ai Kosovar duhet ta vendosin me dinjitet në Historinë e Popullit Shqiptar figurën dhe kontributin e Nënë Terezës.Të krijojnë Institucionet përkatëse për të studiuar ulumtuar dhe përgjithësuar veprat e Nënë Terezës.Literatura e Nënë Terezës që bën fjalë për edukimin dhe formimin e dashurisë njerëzore të futet në tekstet shkollore.
Të dimë c’ka ka thënë Nënë Tereza gjatë jetës së saj të paktën për ne shqiptarët është detyrë por të bëjmë Ne cfar Nënë Teteza bënte është progres dhe mirësi. Qëndroni sa më afër Nënë Terezës me mendje dhe vepra pasi Ajo është suksesi dhe pasuria me e madhe e kombit shqiptar dhe një celës i artë për të gjithë ne të cilin duhet ta përdorim me dashuri dhe mencuri kombetare.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...