Published On: 16 Qershor, 2017

Nëndega e Oltenit në Zvicër: Kryesia Qendrore e LDK-së të jap dorëheqje

Reagim pas humbjes drastike në zgjedhjet nacionale më 11.06.2017

Me 14.06.2017 kryesia e Nëndegës së LDK-së në Olten mbajti mbledhje me një pikë të rendit të ditës, – zgjedhjet nacionale në Kosovë. Mu me unanimitet gati të plotë – pa asnjë kundër e një abstenim votoi që ti shkruhet ky reagim kryesisë qendrore dhe të gjitha mjeteve të informimit me qellimin më të mirë që LDK-ja të këthehet në binarët e normales pas degradimit që i është bërë nga kryesia aktuele në Prishtinë duke mos i përjashtuar edhe disa individ nëpër degë e nëndegë.

 Nëndega e LDK-së në Olten është shumë e indinjuar me rastin e humbjes drastike në zgjedhjet e 11 Qershorit. Një rënie e pritnim, shihej degradimi paraprak i LDK-së në të gjitha nivelet, u instaluan nëpër degë vazal të një klani që për qëllim kishte kapjen e LDK-së duke i eliminuar të gjithë ata që me dekada ishin më të dëshmuarit.

Ne ishim shumë të angazhuar që votat nga diaspora të shkojnë në Kosovë, aktivistët e nëndegës shpërndanë formularë dhe natyrisht kërkonin që secili ta jep voten e vet LDK-së, kjo nuk dha rezultate, ishte një numër i madh i antarësisë që nuk dëshironin të votonin me arsyetimin se jashtë listës kanë mbetë disa militantë të dëshmuar të LDK-së, të aftë e shumë besnik përderisa janë futur në listë persona, të cilët me kohë janë dëshmuar se janë dëmtues të LDK-së e për pasojë edhe dëmtues të Kosovës.

Nëndega e Oltenit kërkon që;

  • Kryesia Qendrore e LDK-së të jep dorëheqje.
  • Të formohet një këshill organizativ për zgjedhje nga deputetët më të votuar të LDK-së
  • Në këtë këshill të futet edhe diaspora, duke përjashtuar kryesinë e degës së Zvicrës e instaluar ditë më parë.
  • Në këshill të futen edhe disa ish deputetë, të cilët nuk ishin në listë zgjedhore
  • Qëndrimin se nuk do bëjnë koalicion me PDK-në duhet mbajtur
  • Të rikthehet forma e vjetër e zgjedhjeve pasi kjo formë është e përtatshme për manipulatorë.
  • Kryetari i LDK-së të zgjidhet me formen – një anëtar një votë.
  • Të deklarohen fajtorë humbësit dhe të japin përgjegjësi para antarësisë.

Nëndega e LDK-së në Olten është një nëndegë e vogël, dikujt mund ti duket edhe shumë më e vogël, por gjithmonë ka qenë stabile, e cila i njeh vendimet e marra në formë demokratike, kjo nëndegë gjithmonë ka reaguar në parregullësi, me mburrje mund të themi se gjithmonë kishte të drejtë, ne e kemi kontestue zgjedhjen e kryesisë qendrore, e kemi kontestue edhe formen e zgjedhjes së kryetarit, kemi reaguar për formen e zgjedhjes së kryesisë dhe kryetarit të degës sonë, kemi reaguar edhe kur në kuvendin zgjedhor të LDK-së në Prishtinë nuk u lejue të hynë delegatët nga Zvicra e Gjermania vetem se sypozohej se do ta thonin të vërteten për gjëndjen e krijuar dhe do kërkonin qe kjo gjëndje të ndryshojë. Të gjitha keto i kemi bërë përmes rrugëve legale pa mjete të informimit por ja qe tani nuk duam të heshtim, jemi të shtyrë nga antarsia qe gjërat ti themi siq janë.

Përfundimisht kërkojmë nga kryesia qendrore të reflektojë, të gjithë të deklarohen fajtorë për gjëndjen e krijuar dhe ti lëshojnë rrugë proceseve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ismet Krasniqi

Olten, 14.06.2017

Për kryesinë e e Nëndegës së LDK-së në Olten

Kryetari, Ismet Krasniqi

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...