Published On: 1 Nëntor, 2016

Nehat Thaçi arrin në Kosovë, këto janë fjalët e para të tij (Foto/Video)

Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i liruar sot nga autoritetet serbe pasi u mbajt në paraburgim për më shumë se 30 ditë,  ka arritur në pikën kufitare Merdar, ku është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Thaçi falënderoi institucionet e Kosovës për të gjithë atë që kanë bërë për lirimin e tij.

“Shumë qytetarë serbë më kanë pasur zili në kohën sa kam qenë në burg, vetëm pse kam qenë shqiptar. Ju falënderoj si ministër i Punëve të Jashtme dhe institucionet që janë përkujdesur për mua. Nga nesër do të filloj të jap maksimumin tim që t’ia kthej borxhin këtij shteti për atë çfarë ka bërë për mua, që të më liroj”, ka thënë Thaçi.

 Nehat Thaçi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ministri Enver Hoxhaj pas lirimit të Thaçit ka thënë se ai ka qëndruar në Serbi pa asnjë të drejtë.

“I uroj mirëseardhje nënkolonelit Nehat Thaçi, i cili pa të drejtë qëndroi në Serbi për aq shumë kohë”, tha Hoxhaj.

thaci-ne-kosove

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...