Published On: 16 Korrik, 2017

NË ZI SHARKIA 

Agim Gashit

Sharkisë vjetër i kanë tregu
Agim miku sot jetë ka ndrru,
Përgjithmonë moj t’la në vetmi
Ah e mjera ti moj sharki.

Me pelerinë t’zezë je mbuluar
Gëzimi e kënga tash t’janë shuar,
Agimin gjithmonë na e kujto ti
Mos u tretë kurrë moj sharki.

Fjalët varg s’ka kush me i lidhë
Telat tu s’ka kush me i dridhë,
Vdekja e tij t’mbushi vajë e zi
Moj sharki ke mbetë kujtimi i tij.

Me vaj kënga e n’zi sharkia
Në zi kanë mbetë vargjet e tija,
Kujt me i thanë, këndo këngë arshiknie ?!
Eh dridhja telat asaj sharkie !

Ku është Agimi më at za si rrufe ?!
Kujt me i thanë këndo për atdhe ?!
S’kam ma kujt t’ia them k’to fjalë
Flejë i qetë Agim, ma i miri djalë !

Sonte sharkinë s’po e merr gjumi
Sonte dallgët i ka trazuar Ruri,
I’a dhanë për s’fundi herë lamtumirën
Me vorru në atdhe ashtu e pati dëshirën.

Flejë i qetë në tokën shqiptare
O artisti jonë i merituar,
Ke lanë vepra e ke lanë këngë
Kurrë përjetë s’kanë me u harruar.
____________________________________
Valmira Beqiri – Morina 
12.07.17 Winterthur

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...