Published On: 30 Prill, 2017

Në Shqipëri e Kosovë: Partitë, politika dhe demokracia keqfunksionojnë

Nga Skënder S. KAPITI

Partitë politike dhe politika  shqiptare nuk kanë promovuar demokraci por më shumë paqëndrueshmëri, konflikte, përçaje, zhgënjim dhe mosbesim. Ato janë infektuar rëndë nga oligarkia elitare e egoizmit negativ, luftës për pushtet dhe sidomos nga korrupsioni. Ato jo vetëm që nuk i sherbejnë lidhjeve jetike shtet-shoqëri, por e përdorin dhe e shfrytëzojnë si shtetin ashtu edhe shoqerinë vetëm për interesat e tyre, të oligarkisë dhe elitës së ngushtë partiake.

Armiku dhe të keqijat më të mëdha shqiptarëve po u vijnë nga partitë politike;  nga këto organizata të cilat veprojnë dhe shfrytëzohen në favor  të individëve apo të grupeve të interesave politike private.

Në partitë politike shqiptare, establishmenti apo elita politike e tyre: kombëtaren, publiken, shtetëroren, patriotizmin, ligjin, drejtësinë si  dhe antarësinë e partisë dhe shoqërinë i shikojnë dhe i trajtojnë edhe ato si prona private dhe si mjete për të realizuar qellime përfitimesh politike, pushteti, autoriteti, pandëshkueshmërie dhe sidomos  pasurimi.

Partitë politike shikohen si streha të sigurta garancie dhe sigurie për pandëshkueshmërinë e krimit, korrupsionit, tradhëtive, parasë se pisët të trafikimeve të qënieve njerëzore, droges, prostitucionit, të evazionit fiskal, të abuzimeve dhe të tenderimeve  korruptive.

Partitë politke funksionojnë si agjensi politike për të rrëmbyer pushtet dhe të grabitjeve të pronave, të pasurive dhe të parasë publike etj., dhe, prej të cilave sponsorizohet dhe mercenarizohen edhe vetë partitë, ku përfitojnë kryesisht njerëzit më potentë te establishmentit politik në Shqipëri  dhe në Kosovë të cilët bëjnë dhe urdhërojnë edhe ligjin nëpër gjykata si  edhe manipulojnë zgjedhjet dhe blejnë votat dhe pushtetin.

Prandaj besoj se ka ardhur koha për ndërgjegjësim dhe zgjim nga letargjia dhe apatia  të shkaktuara prej opiumit mashtrues, të pabesë,manipulativ, hipokrit dhe korruptiv  të politikës të elitës së derimësotme të partive politike të cilat janë  armike dhe përjashtuese të intelektualizmit, profesionalizmit, ndershmërisë, virtytit,  aftesisë, patriotizmit, përgjegjshmërisë, lirisë së vërtetë të mendimit, konkurimit dhe transparencës.

Partitë  politike janë shtrati ku kultivohet dhe vegjetojnë mediokriteti, injoranca, servilizmi, nepotizmi, mashtrimet, manipulimet dhe korrupsioni i elitës së tyre të cilat më pastaj transferohen, trampiantohen dhe “lulëzojnë” në parlament, qeverisje dhe në tërë administratën dhe sistemin.

Është mashtrim dhe vetëm mashtrim të pretendohet se do të reformohet shteti, shoqëria, politika dhe demokracia në Shqipëri dhe Kosovë pa u reformuar dhe demokratizuar së pari  partitë politike shqiptare, sepse partitë politike janë parimi kryesor i politikës moderne në demokraci.

 

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Ne shqiperi dhe kosove , politika dhe demokracija keqefunksionojne per arsye se politika dhe pratite politike jane nen diktat dhe sherbim te bizneseve te tyre , sepse keto biznese te partive politike ne shqiperi dhe kosove , me ndikimin e parase, e detyrojne politiken te merreve vendime konfirm interesave te tyre , pa e qa koken per interesin e atyre te cileve ua kerkuan voten.
    Politike e ngjajeshme edhe me oligarkine politike te millisheviqit e cila ishte e lidhur ngushte me bizneset ne serbi , firma tregetare, prodhese, ndertimore dhe banka te cilat financonin politiken kriminale te diktatorit por , rastit serb iu gjete diagnoza dhe ponjashtu , iu gjete edhe terapiaja dhe pase 10-15 vitesh Millisheviqi vdiq mirpo , politika e tij e mbetjes ne pushtet sa me gjate , si duket u perqafua shume mire ne shqiperi dhe kosove nga nji grudht oponentesh recilet e kishtin mesuar shume mire shkollen e Millisheviqit , qe politika te vihet ne praktike ne sherbim te bizneseve te pista te partive politike , te zhytura ne krimin te organizuar dhe korrupsion , informalitetit dhe nepotizmit por qe politikanet ne shqiperi e kosove , nxensit fanatik te Millisheviqit , ne deklarata e tyre politika per opinionin , te flasin pa nderpre per vlerat europiane , per demokracine ( kurse ne realitet , demokracine dhe vlerat ti zavendsojne me antivlera ) dhe keshtu te qendrojne pa asnji problem ne sherbim te bizneseve kriminale ne pushtet , krahas nji tranzicioni te pafund 27 vjec ne shqiperi dhe krahas nji vendnumrimi te pafund 18 vjec ne kosove…eshte ky keqefunksionim i planifikuar dhe mirekordinuar i politikes ne shqiperi dhe kosove

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...