Published On: 9 Nëntor, 2016

Në rastin ‘Dehari’ përfshihen edhe hetues dhe prokurorë të Prishtinës, intervistohen disa dëshmitarë

Hetimet mbi shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, tashmë nuk do t’i bëjë vetëm Policia e Prokuroria e Prizrenit. Sot është marrë vendim që të krijohet një ekip i përbashkët hetimor ku është përfshirë edhe policia qendrore në Prishtinë e cila do të ndihmojë në zbardhjen e rastit Dehari.

Lajmin për themelimin e ekipit të përbashkët hetimor e ka konfirmuar për Gazetën Express, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha.

“Është formuar një ekip i përbashkët i drejtorisë qendrore të policisë që do ta ndihmojnë drejtorinë rajonale të Prizrenit,. Po punojmë që nga ora 8-24 për ndriçimin e çështjes”, ka thënë Hoxha.

Kryeprokurori bëri të ditur se për hetimin e rrethanave të vdekjes së Deharit është angazhuar edhe një prokurore tjetër.

” E kemi angazhuar edhe një prokurore tjetër në mënyrë që të përshpejtohen hetimet”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që prokurori, Mirush Biraj i cili po e kryeson ekipin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit, ka shpjeguar për Express, se deri më tani janë intervistuar disa persona si dëshmitar për vdekjen e Astrit Deharit.

“Jemi në nivel të detyrës duke u aktivizuar. Deri më tani janë intervistuar disa persona si dëshmitarë nga qendra e paraburgimit në Prizren”, ka thënë ai.

Ndërkohë që ai tha se hetimet janë duke vazhduar nën mbikëqyrjen e tij.

“Në rast nevoje kemi edhe kolegë të tjerë të cilët janë në gjendje gatishmërie, mirëpo për momentin nuk janë të angazhuar askush. Jemi duke kryer hetime me përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Ndërkohë që rezultatet e autopsie së trupit të pajetë të Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike nga ana e Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë i Astrit Deharit është varrosur dje në fshatin Zllatar afër Matiqanit. Dehari po prehet pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit, i cili u vetëvra para dy viteve.

Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./GazetaExpress/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...