Published On: 28 Mars, 2016
Bota |

Në pranga pastruesi kryesor i parave të ‘El Chapo-s’

Policia meksikane ka mundur të arrestojë pastruesin kryesor të parave të “El Chapo-s”, i cili njihet si trafikanti më i madh i drogës në botë.

Në pranga ka përfunduar Juan Manual Alvarez Inzunza, i cili dyshohet se gjatë dekadës së fundit ka pastruar një total prej afro 4 miliardë dollarësh. Kjo shumë është pastruar përmes një rrjeti mjaft të gjërë kompanish si dhe nëpërmjet qendrave të shkëmbimit të parave. Nga ana tjetër, edhe vetë shefi i katerteli të Sinaloas, ‘El Chapo’ ndodhet në burg që prej 8 Janarit të këtij viti dhe është në pritje të ekstradimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet meksikane kanë vënë në pranga një prej pastruesve kryesorë të parave të kartelit të drogës Sinaloa, që drejtohet nga Joaquin Guzman, i njohur ndryshe edhe si El Chapo. Fjala është për Juan Manual Alvarez Inzunza, i cili dyshohet se ka pastruar 300-400 milionë dollarë në vit për këtë organizatë kriminale. Gjatë 10 viteve të fundit ai dyshohet se pastruar një total prej afro 4 miliardë dollarësh, shuma të cilat janë mbuluar nëpërmjet një rrjeti mjaft të gjerë kompanish si dhe nëpërmjet qendrave të shkëmbimit të parave. Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se një gjykatë federale në Washington kishte kërkuar arrestimin e tij dhe me shumë mundësi, Inzunza do të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, edhe vetë shefi i katerteli të Sinaloas, ‘El Chapo’ ndodhet në burg që prej 8 Janarit të këtij viti. Edhe ai pritet që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ku do të përgjigjet mbi një sërë akuzash përfshirë trafikun e drogës, vrasje, etj. Më herët ai ka mundur që të arratiset dy herë nga dy burgje të sigurisë së lartë, ndaj po mbahet nën masa mjaft të rrepta. ‘El Chapo është trafikanti më i madh i drogave në botë, së bashku me kartelin e Gulfit, një grup rival meksikan.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...