Published On: 26 Tetor, 2016

Në prag lufte? Britania dërgon tanke e trupa në kufirin rus

Tabloidët britanikë japin alarmin: Europa është në prag lufte.

Britania ka vendosur të dërgojë tanke, dronë dhe 800 trupa në Estoni, pranë kufirit me Rusinë.

Edhe Danimarka dhe Franca pritet të dërgojnë trupa dhe armatim.

Ky vendim vjen një ditë pasi Rusia zbuloi se si do jetë raketa më e madhe bërthamore e ndërtuar ndonjëherë, Satan-2, në gjendje të shkatërrojë një shtet si Franca me një goditje.

“The Sun” shkruan se po rritet frika se presidenti rus, Vladimir Putin mund të planifikojë pushtimin e shteteve baltike, të cilat u shkëputën nga Rusia kur u shemb Bashkimi Sovjetik.

Pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Estonia, Letonia dhe Lituania i janë lutur NATO-s që të shtojë praninë ushtarake në këtë rajon.

Përveç trupave, tankeve dhe dronëve, Britania pritet të afrojë avionët Typhoon me rajonin e Detit të Zi.

Britania thotë se kjo do ofrojë siguri për të gjithë rajonin, përfshi Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Nga ana tjetër, SHBA do të dërgojë ushtarë në Poloni, ku ka vendosur edhe mburojën anti-raketë.

Rusia mendon se kjo mburojë ka për qëllim rrëzimin e raketave të saj.

Tre javë më parë, Rusia vendosi në enklavën e Kalingradit, disa raketa bërthamore.

Të tjera trupa amerikane do vendosen në Norvegji.

Këto tensione vijnë në kohën kur Rusia ka vendosur të dërgojë një flotilje të fuqishme në brigjet e Sirisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...