Published On: 5 Korrik, 2017

Në orën 14:00, KQZ-ja shpall rezultatet pas rinumërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në orën 14:00, në një mbledhje të radhës, do të bëjë publike rezultatet e raportit të rinumërimit të 117 kutive të votimit, për të cilat PZAP-i kishte urdhëruar të numëroheshin edhe një herë.

“Sot (e mërkurë, 5 korrik, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndryshe, KQZ ka shpallur javën që shkoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, por pas ankesave në PZAP-it, 117 vendvotime shkuan në rinumërim. Ndërsa, certifikimi i rezultateve pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, pasi Gjykata Supreme të japë vendim për 8 ankesa të kandidatëve për deputetë.

Mediet kanë raportuar se rinumërimi i këtyre kutive ka sjellë disa ndryshime, për të paktën 3 kandidatë për deputetë. /GazetaExpress/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...