Published On: 8 Gusht, 2017

Në Maqedoni nuk ka vezë holandeze me insekticide

Në Maqedoni nuk ka import të vezëve për konsum nga Holanda për të cilat Komisioni Evropian paralajmëroi se një pjesë e sasive janë plasuar në disa vende evropiane janë të infektuara me insekticide, njoftoi sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Sipas AUV, importi i vetëm i këtij prodhimi në vend është nga Republika e Serbisë prej të cilës në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 janë importuar gjithsej 162.560 kilogram vezë për konsum, ndërsa në vitin 2016 509.402 kilogramë.

“Prodhimi vendor dhe importi i vezëve për konsum në Republikën e Maqedonisë janë nën kontroll të vazhdueshëm të veterinerëve zyrtar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Nga kontrollet e kryera deri tani dhe realizimi i Programit kombëtar vëzhgues nuk janë evidentuar lëshime në pikëpamje të sigurisë, as në prodhimin vendor, e as në sasitë e importuara”, thekson AUV.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...