Published On: 16 Korrik, 2017

Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme

Biznesmeni nga Vlora, Bukurosh Malaj është ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme pas një aksidenti.

Lajmi raportohet nga BalkanWeb, ndërsa ngjarja është e rrethuar me mister për shkak të deklarimeve të një femre që udhëtonte me biznesmenin e Fast-Foodit. Nderkohe qe vete familjaret  hedhin dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për një aksident, nisur edhe nga dëshmia e shoqërueses së Malajt. Sipas saj, biznesmeni ka qënë duke udhëtuar me të në makinë, kur është përplasur nga një kamion dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, ndërsa biznesmeni është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka qëndruar për tre ditë në koma, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

DËSHMIA 

Shoqëruesja e bznesmentit ka deklaruar në polici se ka qënë duke udhëtuar me biznesmenin kur ky i fundit ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës. Pikërisht sipas saj, ky ka qënë momenti fatal, pasi e ka përplasur një kamion. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe biznesmeni i ndjerë është transportuar me urgjencë në spital.

Grabitja

Ndërkohë që biznesmeni ka rënë pre e një grabitje me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015.

Tre persona të armatosur i kanë zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës I kanë marrë një sasi prej 350 mijë lejë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer.

Biznesmeni, Bukurosh Malaj ka dëshmuar në atë kohë se grabitësit i kanë marrë dhe automjetin, i cili më pas është gjetur i braktisur në afërsi të fshatit Kotë të rrethit të Vlorës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...