Published On: 20 Maj, 2017

Në listën zgjedhore të deputetëve të LDK-së, mbesa e vëllëzerve Geci, Fitorja

 

Njëra nga vajzat e shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, bastion i paepur i Rugovizmit në Drenicë Fitore Geci, i është rrekur politikës, dhe në zgjedhjet e qershorit keni rastin ta votoni për deputete.

Fitorja është një aktiviste e devotshme e LDK-së, ndërsa me profesion është arsimtare në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kastriot (ish Obiliq), me master në menaxhim të arsimit.

Ajo ka hyrë në listën e LDK-së për deputete, dhe ajo ka edhe mbështetjen  shtatë vëllezërve të njohur Geci, ndikimi i të cilëve është i madh në votuesit e LDK-së.

Mësohet se Fitorja ka hyrë në listë dhe u përkrah nga dega e dytë, ku ajo vepron, edhepse është përfolur se Baci Lil i LDK-së ishte kandidat për të hyrë në listën për deputet, ai ia ka lëshuar rrugën dhe e ka përkrahë të bijën. Në pamundësi për ta kontaktuar njërin nga vëllezërit Geci, merret vesh se Fitorja e fillon garën me perkrahjen e të gjithëve, ndërsa mbështetjen më të madhe e ka pasur nga Gani Geci, xhaxhai i saj, i cili e respekton dhe nderon shumë, ishte iniciator që ajo ti hynte garës për zgjedhjet nacionale.  SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...