Published On: 29 Maj, 2017

Në kërkim të votës gjithandej Kosovës

Fushata zyrtare ende nuk ka filluar – fillon me 31 maj – mirëpo kjo s’po i pengon politikanët dhe partitë politike në Kosovë që të kërkojnë votën gjithandej Kosovës.

Sidomos liderët e tri blloqeve politike me të madhen po e shëtisin Kosovën për të kërkuar besimin e tyre, apo thënë më thjeshtë votën.

Ramush Haradinaj i koalicionit AAK-PDK-Nisma, Avdullah Hoti i koalicionit LDK-AKR dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosej do shëtisin edhe sot nëpër Kosovë për t’u treguar njerëzve përse ata janë opsioni më i mirë politik, njofton Klan Kosova.

 Kjo është agjenda e liderëve dhe partive politike;

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në Minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë. (Stan Tërg, ora 9:30)

I nominuari për kryeministër të Kosovës i koalicionit PDK – AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, do të vizitojë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. (Fakultetin e Mjekësisë, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku Albin Kurti dhe Ismet Hamiti do të flasin për skandalin “Z-Mobile”. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në fabrikën e lëngjeve “MS Quality” në Lipjan. (Lipjan, ora 12:00)

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një debat me të rinjtë e Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

I nominuari për kryeministër të Kosovës i koalicionit PDK – AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve dhe të bizneseve të Kosovës. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:30)

– Aleanca Kosova e Re viziton fabrikën e blloqeve “Vëllezërit Geci” në Skenderaj. (Skenderaj, ora 13:00)

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon mban takim mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri. (Restorant “Elita”, përballë zyrave të LDK-së, ora 14:00)

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar” në Zhur të Prizrenit. (Fshati Zhur, ora 15:30)

– Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një bashkëbisedim me Bashkimin e Pavarur të Sindikatave te Kosovës. (Selia e BSPK-se, ora 15:30)

– Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan organizon takim me Forumin e Gruas të LDK’së. (Teatri i qytetit, ora 16:00)

– Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 17:00)

– Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në kompaninë “Sopaj” në Prizren. (Në hyrje të Prizrenit, ora 17:00)

– Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës. (Sheshi 21, ora 17:00)

– Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Lipjan. (Restoran Rozafa në Lipjan, ora 18:00)

– Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti viziton klubin futbollistik të femrave “Hajvalia”. (Stadiumi i futbollit në Kishnicë, ora 18:30)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...