Published On: 14 Qershor, 2017

Në asnjë koalicion – jo më, pa e pastruar emrin e njollosur të LDK-së së Presidentit Rugova

LDK urgjentisht duhet t’u jap pushim të turpit argatëve të prontos nëse dëshiron që të na besojë dikush ndonjëherë. Vetëm ashtu mund të hyjmë në ndonjë koalicion.

 Prof.Dr.Xhavit Rexhaj

Deja vu – dezhavy (përsëritje!)

 Sot po lexoja një funksionar të LDK-së duke thënë se “nuk bëjnë koalicion me Ramushin sepse ai po dëshiron me ia zgjat jetën prontos”. Allahile!? qysh po ma nënçmojnë inteligjencën! Çfarë tallje me njerëzit?! Tallje me emrin e Presidentit Rugova që kurre nuk e heqin prej gojës për ta manipuluar popullin.
Po ne që ia zgjatëm jetën për tri vjet prontos?! Çka ishte kjo?
A e dini dëmin që e bëmë gjatë këtyre tri vjetëve? Nuk është kurrgjë demarkacioni! As asociacioni! As plaçkitja e zgjatur trivjeçare e vendit! As varfërimi i mëtejmë! As përçarja e popullit! As gazi në parlament! Të gjitha këto rregullohen!
Më keq se këto është se prej ditës së parë të lidhjes së ish koalicionit me dhjetra autobusë filluan ta lënë Kosovën. Ky koalicion ia ka borgj 100 000 njerëz shpresëthyer Kosovës. Njerëzit e shpresa e thyer nuk kthehen – këtë ju ia keni borxh Kosovës. Kjo nuk është hajgare dhe nuk shlyhet nëse bëhemi sikur kemi harruar sepse njerëzit nuk harrojnë.
Kurrë nuk i harroj bankat që zbrazeshin dita ditës ato ditë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë (po e bëja studimin e doktoratës aty në atë kohë). “Po ky? Ka shkuar me familje, më thoshin nxënësit e mbetur”. E tash dikush tallet me mua dhe me njerëzit e Kosovës sikur nuk është bërë asgjë. 100 000 njerëz në Kosovën e vogël!

LDK urgjentisht duhet t’u jap pushim të turpit argatëve të prontos nëse dëshiron që të na besojë dikush ndonjëherë. Vetëm ashtu mund të hyjmë në ndonjë koalicion – por jo pa e pas pastruar emrin e njollosur të LDK-së së Presidentit Rugova. Zaten nuk e di a i besojnë as vetes kështu si janë! Gjithçka tjetër është tentim për të na mashtruar edhe për t’u tallur me ne edhe me emrin e Presidentit Rugova më tej.

Më poshtë po e jap një status timin në facebook që e kisha bërë ditën e dytë të formimit të asaj qeverie pronto.

23 nëntor 2014:
“Pas gjashtë muaj pritje e vetëm një ditë pas lajmit për marrëveshjen për Qeverinë e re të Kosovës, 600 veta nga Ferizaji nuk e panë marrëveshjen si një shpresë, si stop, e as si motiv që ta shtyjnë për pak tentim-ikjen! Qytetarët u ndalën nga policia në kufi. Ata, mbase të dëshëpruar, janë ende në Kosovë – sepse nuk kanë ku të shkojnë.
Më intereson si e kanë kuptuar këtë ngjarje politikanët tanë që po e themelojnë qeverinë!
Si mundësi për tu treguar atyre qytetarëve se më mirë është që kanë mbetur në vendin e tyre?
Si diçka të parëndësishme -sepse kanë punë më të mëdha?
Si përballje me ndërgjegjen? Apo si përballje me fatin e të gjithë neve?
UROJ që qeveritarët tanë të kuptojnë këtë parashikim si duhet dhe të dinë si të sillen me njerëzit që nuk kanë ku të shkojnë – të mbështetur për muri. UROJ!”

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...