Published On: 23 Tetor, 2016

Në Abu Simbel përsëritet “mrekullia” e diellit

Qielli e errët dhe i qartë, më pas një rreze e lehtë, është “mrekullia” e diellit. Tempulli i madh shkëmbor i Ramses II në Abu Simbel në Egjiptin e Sipërm, rreth 280 kilometra në jugperëndim të Asuanit, rijetoi fenomenin astronomik të një bukurie të rrallë që përsëritet vetëm dy herë në viti, më 22 shkurt dhe 22 tetor.

Falë orientimit të strukturës së punuar në gur dielli hyn në orën 5:55 në “Seos” duke goditur me rrezet e tij sovranin dhe statujat e tjera dhe duke shprehur ndjesinë teologjike të shkëlqimit të Faraonit dhe unifikimin me hyjninë. Pas rreth 20 minutash, buzëqeshjet mijëra vjeçare dhe enigmatike gëlltiten sërish nga errësira.

Ky eveniment nuk ka asgjë të mbinatyrshme por është fryt i përllogaritjeve të sakta nga arkitektët antik që e kishin përllogaritur me fillimin e korrjeve dhe fundin e fryrjes së Nilit. Një spektakël i vërtetë drite për qindra persona të ardhur nga mëngjesi në brigjet e Liqeni Nasser për të shijuar rrezet e para të diellit.

Por spostimi i kompleksit arkeologjik në fund të shkeullit të kaluar e ka shtyrë me dy ditë këtë fenomen astronomik. Në fakt, në vitin 1964 u inagurua një operacion kolosal arkitektonik duke spostuar tempujt dhe duke i zhvendosur blloqe-blloqe përgjatë brigjeve të Liqenit Nasser ku gjenden sot, për të evituar që të përmbyten nga ujërat e Nilit për shkak të realizimit të digës së Assuanit.

Abu Simbel është një kompleks arkeologjik që u realizuar nga Ramses II (dinastia XIX) në shekullin XIII para krishtit dhe u zbulua në vitin 1813 nga arkeologu zviceran Johann Ludwig Burckhardt që e gjeti të mbuluar nga rëra. Ndërsa i pari që shkeli në këtë tempull ishte arkeologu italian, Giovanni Battista Belzoni në vitin 1817.

Ky kompleks përbëhet nga dy tempuj të gërmuar në gur. Më i madhi i dedikohet Ramses II. Në pjesën më të ngritur, 33 metra e gjatë dhe 38 e gjerë, bien në sy katër statujat e faraonit, ku secila është 20 metra e lartë dhe në secilën faraoni mban kurorën e Egjiptit të Sipërm dhe të Ulët. Tempulli i dytë, më i vogli, i dedikohet bashkëshortes Nefertari. Në vitin 1979 ky kompleks u njoh si trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...