Published On: 11 Janar, 2017

Në 2050 do të martohemi me robotët!

Sipas disa ekspertëve, brenda 2050 mund të martohemi me një robot: një skenar sipas disave i papranueshëm, por për të tjerët fantastiko-shkencor. Robotët e seksit, makina me formë paksa njerëzore, të specializuara në shërbimin e seksit prej disa vitesh janë tashmë pjesë e një realiteti. Versioni ka evoluar nga kukulla e vjetra të fryra me ajër, tek mikromotorët që iu lejojnë atyre të bëjnë lëvizje të ngjashme me atë të njerëzve. Gjithashtu, këtyre robotëve iu janë shtuar softwuare për ndërveprim emocional tek përdoruesit.

nintchdbpict0002485604011

Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, ideja për të kaluar një natë pasioni me një robot ka ndezur fantazitë e shumë njerëzve. Nga një sondazh i publikuar disa vjet më parë tek “Cosmopolitan”,  tregoi se një përqindje e mirë e pjesëmarrësve, rreth 20% e tyre ishin tw gatshëm që të provonin një emocion teknologjik. Sipas ekspertëve e ardhmja e lidhjeve emotive njeri-robot, nuk do të kufizohet me kontaktin fizik, por do të evoluohet në një marrëdhënie të vërtetë e të ngrohtë.

would-you-have-sex-with-a-robot.630x360

Është i bindur David Levy, autori i një libri mbi dashurinë e njerëzve me robotët, i cili në konferencën “Dashuria dhe Seksi me Robotët”, që u mbajt në Londër, parashikoi se martesa mes njeriut dhe makinës do të jetë e mundur brenda 2050. Që do të thotë në më pak se 35 vjet. Kjo mund të duket e çuditshme, ndoshta edhe moralisht e papranueshme, por 35 vjet më parë  kështu dukej edhe bashkimi mes homoseksualëve apo martesat mes të bardhëve dhe zezakëve.

27

Gjithashtu edhe Andy Cheok, profesor në Universitetin e Londrës dhe drejtor në “Mixed Reality Lab”, Singapor thotë se parashikimi nuk është kaq i pamundur. Por Cheok është edhe i bindur se roli i robotëve nuk do të jetë vetëm për të kënaqur nevojat seksuale të njerëzve: makineritë do të ketë një impakt pozitiv në të gjithë shoqërinë. “Jo të gjithë arrijnë që të dashurohen dhe të kenë një jetë të kënaqshme seksuale dhe emocionale. Në lidhje me martesat tradicionale dhe të palumtura, të jesh i martuar me një robot mund të ju ofrojë përfitime./opinion.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...