Debate Lajmi Levizes

Ndjej keqardhje që nuk u bë deputet Halil Matoshi

Në mesin e atyre që më vjen shumë keq pse nuk u bën deputet, është Halil Matoshi. Një ditë (gjatë fushatës), e kam parë të veshur bukur, me kravatë, duke e kaluar rrugën te Newborn-i, i ngazëllyer si djalë i ri, përtypte çamçakëz dhe përshëndetej me kalimtarë

Kimete Berisha

S’di pse…m’u dhimbt, më erdh keq, në vend se ta urreja, se unë kam arsye ta ‘urrej’ e jo të më dhimbset…ta urrej e ti hakmerrem, sepse më ka pas quajtur ‘amvise’ që do të thotë kurrkushi, në një kolumne të tij 👩‍🍳

Nuk e di pse më erdh keq për të (ende pa e ditur a do të bëhet deputet a jo). M’u duk se vetëm ai ka mbetur nga ajo gjenerata ‘e vjetër’ që ende besojnë, besojnë dy herë, dhjetë herë, njëqind herë besojnë në të njejtin gabim, dhe prap çohen në këmbë, të bindur se do të bëhet mirë.

M’u kujtuan shumë idealistë të papërmirësuar dhe të pamundur. M’u kujtua Teki Dërvishi. Njeriu që i donte shqiptarët si i çmendur, anipse shqiptarët e kishin lënë në vetmi, në izolim të thellë dhe e kishin mohuar kurrë pandërprerë.
Keqardhja që ndjej për Halil Matoshin që nuk u bë deputet, është shenjë e mirë që më bind se unë jam bërë njeri më i mirë.
Se, tek e fundit, mirë e ka pas Halili kur më ka quajtur ‘amvise’, se unë edhe jam amvise e gjysmë bile. S’ja jap kujt dorën për amvisni😊.

Derisa shoqet e mia fshijnë me fshesë elektrike, unë për fshesë e përdori edhe rrëmojcën, që do me thënë se nuk i lë kund vend pluhirit qosh më qosh .

P.S. Nuk u dasht me mërzit Halil Matoshin. Jeni çu e keni bë deputet turli trullajke e turli idioti…ndërsa shumë njerëz të mirë i shkelni si bubrrecat, veç pse janë të urtë.
Kurrë votën s’ua kisha lyp. Me ditë që nami ish ba, e bota ish rrotullu.

Sepse, ju neve na jepni llajka, lexoni falas, e merrni nga ne shpirtin, mendjen…shani, pa pasur drojë se mund të na shihni sherrin dhe në fund, ju e votoni dhe e bëni deputete mbesën e Hashim Thaçit (qysh e ka emrin, betohem në Zot se nuk e di).
Çka ka bë ajo zojë për Kosovën!
Pse e keni votu, pa e njoft!
Apo ndoshta as nuk e keni votu!

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *