Published On: 28 Gusht, 2017

Ndërtimi i sallës sportive në Debresh mbeti premtim parazgjedhor

  • Një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, është ndërtimi i sallës sportive në Debresh.

Gjatë fushatës së tij në Debresh, Gostivar premtoi që nëse merr detyrën si kryetar i Komunës së Gostivarit, në mandatin e tij katër vjeçar do ta përmbushë këtë premtim. Deri më tani, ky premtim është i parealizuar.

“Ju garantoj se unë si kryetar i Komunës do ta ndërtojmë sallën sportive këtu në fshatin e juaj, për shkak se banorët e Debreshit, janë të njohur si sportistë të mirë”. (Konventa zgjedhore e BDI-së në Debresh 2013)

Nevzat Bejta mori detyrën si kryetar i Komunës së Gostivarit, por salla e sportit në Debresh edhe pas një viti që kur ai garantoi se do të ndërtohet, mbeti në gjendje të njëjtë. Nga Kreu i Bashkësisë Lokale të Gostivarit, kishin ri-premtuar që salla do të jetë gati në vitin 2015.

“Salla ka mbetur dhjetë vite kështu siç është, por tash na është premtuar prej ministrit të arsimit dhe Adnan Jasharit dhe kreut të komunës Nevzat Bejtës, se në 2015 do të përfundojë”.( Alsat-M)

Vërtetmatësi, ka siguruar informacione nga Komuna e Gostivarit sa i përket ndërtimit të sallës sportive në Debresh. Nga Komuna kanë njoftuar se është përgatitur dokumentacion teknik për ndërtimin e sallës, si dhe ka aplikuar për në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mjete financiare.

Megjithatë, që nga premtimi i Bejtës ka kaluar një mandat i plotë, dhe ky projekt për ndërtimin e sallës në Debresh, Gostivar deri më tani as nuk ka arritur të fillohet, edhe pse nga Komuna e Gostivarit kishin premtuar që do të jetë e përfunduar në vitin 2015. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, në bazë të burimeve të lartshënuara mundë të përfundojmë që ky premtim i Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës është i parealizuar./Vërtetmatësi.mk

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...