Published On: 6 Gusht, 2017

Ndërhyrje flagrante kundër institucioneve kulturore shqiptare!

Nijazi Muhamedi

Duke iu bashkuar shqetësimit të udhëheqësve ITSHKSH me rastin e përpjekjeve të politikës për të ndërhyrë dhe vënë këtë institut nën tutori të shëmtuar politiko-partiake pa presedan për një shtet të së drejtës dhe për një “qeveri të shpallur reformatore’;

Duke shprehur solidarizimin tim me udhëheqësit e këtij institucioni dhe për të mbrojtur këtë institucion, duke penguar paraprakisht një ndërhyrje kësodore përmes së cilës shpërfaqet një tendencë e projektuar verbërisht për të rrënuar edhe rrjetin minimal institucional shkencoro-hulumtues të shqiptarëve në Maqedoni, misioni themeltar i të cilit është për të hulumtuar dhe për të afirmuar realitetet dhe faktin shqiptar shumëdimensional të shqiptarëve në Maqedoni, mision të cilin ky institucion, nën udhëheqjen pikërisht të drejtorit aktual të tij, Dr.Skender Asani, një emër meritor i dijes shkencore këtu ndër ne dhe një emër i nderuar që gjithë përkushtimin e vet të deritashëm prej dijetari ia ka përkushtuar me shumë sakrifica pikërisht Shkupit, ky institucion, pikërisht nën udhëheqjen e këtij drejtori e ka përmbushur në një mënyrë të denjë e meritore misionin e vet themelues, edhe përkundër stërkëmbëzave dhe shkurtimeve të qëllimshme financiare nga të cilat del e kuptuar se kanë patur për qëllim paralizimin e funksioneve të tij.

Lexoni edhe: 

Presion i paskrupullt nga qeveria LSDM-BDI-ASH, ndaj Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...