Published On: 5 Janar, 2017

Ndalimi i Ramush Haradinajt me fletarrestë të Serbisë, tregon pafuqinë tonë shtetërore!

 Shkruan: M.A. Sami Blakaj

 

Rasti i ndalimit të serishëm të kreut të AAK-së, z. Haradinaj që kësaj radhe ndodhi në Francë, dëshmon edhe njëhere për papjekurin dhe zotësin tonë politike e institucionale për të udhëhequr me shtetin dhe në rastin konkret për të udhëhequr bisedimet shtetërore me Serbinë. Republika e Kosovës tash e gjashtë vjet vazhdon bisedimet me Serbin, e cila për gjashtë vjet më radhë vazhdon të ndaloj dhe arrestoj sa herë të dojë qytetarë të Kosovës, zyrtarë shtetëror, policë dhe ish-ushtarak të UCK-së, qoftë në formë direkte, apo edhe përmesë fletarresteve ndërkombëtare të lëshuara nga vet ajo. Ndërsa Serbia dhe zartyrët e saj shtetëror brenda kësaj periudhe gjashtë vjeçare vazhdojnë t’a mohojnë egzistencën e Rep. së Kosovës, vazhdojnë të shkelin mbi ligjet e Kosovës si dhe vazhdojnë të hyjnë e të operojnë ilegalisht në Kosovë, sa herë ata të dojnë! Ky është fatkeqësisht bilanci dhe rezulati i këtyre bisedimeve gjashtë vjeçare që për qëllim kanë “normalizimin e raporteve fqinjësore”. Pikërisht këtu është burimi i problemeve të njëpasnjëshme, që mjerisht nuk po kanë të ndalur, dhe pikërisht nga këtu duhet të filloj ndryshimi rrënjesor si nga niveli i përfaqësimit, njëashtu edhe nga përbajtja e bisedimeve. Ndalimi i z. Haradinaj me vendim të Serbisë është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Si duket udhëheqja jonë politike disi ka harruar që Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk guxojnë të nadalohen me urdhërarreste të Serbisë, prandaj me urgjencë dhe fuqishëm duhet reaguar dhe gjithsesi Serbinë duhet kushtëzuar. Është momenti i fundit që autoritetet kosovare të ndërmarrin masa shtetërore që i ngjajnë një shteti norma dhe të pavarur. Që nga tash, Kosova duhet fillimisht t’i ndërpresë bisedmet me Serbinë derisa t’i tërheqë fletarrestimet e saj ndaj qytetarëve të Republikës sonë si dhe të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për ndalimit dhe arrestimin e të gjithë zyrtarëve serb që shkelin mbi sovranitetin dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të tregohemi para Serbisë, por edhe para botës, se Kosova është shtet ligjor, i pavarur dhe sovran.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>