Published On: 8 Gusht, 2017

Nata e madhe e Supër Kupës, ja çka po ndodhë në Shkup (LIVE)

Përmes këtij regjistrimi ju sjellim atmosferën para hyrjes në Stadiumin ku do të luhet ndeshja e Super Kupës së UEFA-së mes ekipeve të Real Madrid dhe Mançester Junajted.

 

Atmosfera sot gjatë ditës në Shkup 

Qyteti i Shkupit sot merr frymë në ritmin e super – kupës së Evropës, duke pritur përballjen e madhe mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Fansat e dy klubeve që mbrëmë e pushtuan qendrën e Shkupit. Janë të kënaqur nga atmosfera dhe mikpritja e nikoqirëve. Fansat e “Djajve të kuq“ janë më shumë në numër në krahasim me „Armatën e bardhë“ të Realit të Madridit.

“Unë jam fans numër 1 i Mançesterit në Kazakistan. Kam qenë në shumë ndeshje në Angli, në Stamboll, në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.

“Atmosfera është super. Është shumë nxehtë, e dini që në Mançester bie shi, por këtu është super. Njerëzit janë shumë miqësisht të disponuar. Është shumë vend i mirë”.

“E ndjek Real Madridin gjithandej nëpër botë
A ju pëlqen Shkupi gjeri më tani?
Qytet I mirë dhe njerëz të mirë po ashtu. Mbrëmë të gjithë kishin dalë në rrugë, kishte atmosferë të mirë, njerëzit kërcenin, pinin. Shumë njerëz e mbështesin Real Madridin. Brohorasin përpara Madrid. Njerëz të mirë”.

Në Shkup janë të pranishëm edhe një numër i madh i ekipeve televizive nga pothuajse të gjitha shtetet evropiane, që kanë ardhur enkas për spektaklin më të madh të historisë së qytetit të Shkupit.

Konsideroj që ndeshja do të jetë e barazuar. Kanë luajtur mes vete në parasezonë, mbaroi 1-1, dhe luajtën me penalti. Mendoj që Real Madridi patjetër që është favorit, sepse janë fitues të Ligës së Kampionëve, por e kemi Murinjon. Fakt është se ai e njeh mirë Real Madridin dhe ekziston mundësia të nxjerr rezultat të mirë sonte. Pres stadiumi të jetë I mbushur me fansa të Mançesterit. Nuk pash shumë fansa të Real Madridit, por pres të vijnë sot dhe të bëjnë zhurmë – tha një Gazetar i sportit nga Anglia.

Fan zona kryesore është vendosur në sheshin „Maqedonia“, ku edhe janë organizuar një numër i madh i aktiviteteve argëtuese, kurse fansat vendorë dhe ato të huaj kanë mundësi të fotografohen me trofetë e Ligës së Kampionëve, Liga Evropës, dhe super-kupës së Evropës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...