Published On: 18 Nëntor, 2016

“Naim Bazaj u shit”

Nisma për Kosovën theksoi se kandidati i tërhequr për kryetar të Drenasit Naim Bazaj dhe ai i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk ishte pajtim, por shit-blerje, dhe sipas tyre kjo shti-blerje nuk do të ishte problem se njerëzit të drejtë të blejnë e shesin, por i gjithë problemi është se kjo po bëhet me paratë dhe postet publike.

Lexoni të plotë reagimin e Nismës për Kosovën:

“Dje, më 17 nëntor 2016, mediet shkruan, se në Drenas u pajtuan: Bazaj me Lladrovcin. Kjo nuk është e vërtetë. Dyshohet se dje është bërë një shit-blerje, dikush është shitur goxha mirë, dikush ka blerë goxha shtrenjtë? Në këtë Pazar reaguan të mashtruarit, ata që nuk fituan asgjë – qytetarët reaguan në mënyrën e vetë, reaguan pse nuk duan të jenë më monedha kusuritje për interesa xhambazësh.

Se kishte Pazar pak kush dyshon në Drenas, por kush ishte ‘kumbara’ i këtij pazari? Nëse kihet parasysh darka e mësuesve e organizuar para pak dite, të gjitha rrugët e “kumbarisë” të çojnë ke ish Kryetari i PDK-së, sepse autoriteti i kryetarit të tashëm të PDK-së ishte i pa mjaftueshëm për të realizuar këtë Pazar.

Shit-blerja nuk do të ishte ndonjë problem, se njerëzit kanë të drejtë të blejnë e të shiten, por i gjithë problemi është se kjo po bëhet më paratë dhe postet publike. Me paratë e qytetarëve të varfër të Drenasit. Të Drenasit më të varfër të Kosovës! Të varfër me gjithçka, me infrastrukturë, me arsim, me shëndetësi, me punë etj.

Qytetarët e Drenasit e kanë momentin, mbase të fundit, për t’ju thënë JO të gjitha lojërave, të gjitha pazareve që luhen në kurrizin e tyre, që dëmtojnë rendë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve e të atdheut të tyre. Ata këto pazare të pa parim, që rëndojnë mbi ta, mbi të sotmen dhe të ardhmen e tyre, do t’ju thonë njëherë e mirë mjaft. Nuk lejojnë më që të jenë monedha kusuritje për interesa të kusarëve, kushdo qofshin ata.

Drenasi e ka kandidatin e tij i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka qëndruar vertikalisht e ndershmërisht! Dhe ai është Isa Xhemajlaj!

Mbase është koha e fundit që qytetarët e Drenasit, kryetarin e tyre ta zgjedhin me vullnetin e tyre të pa tjetërsuar me mashtrime, me vjedhje apo blerje votash.

Ne, njëzëri kërkojmë, nga institucionet vendore e ndërkombëtare që të na garantojnë vullnetin tonë të lirë!

Pazargji e kumorgji, na leni të qetë në zgjedhjen tonë të lirë! Ne tanimë jemi përcaktuar për Kryetarin tonë!”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...