Published On: 10 Janar, 2017

Nafta e shtrenjtë e Agim Bahtirit (Dokument)

Hiq më pak se 150 mijë euro, ka planifikuar të shpenzoj Komuna e Mitrovicës e drejtuar nga Agim Bahtiri vetëm për derivate të naftës.

” Furnizim me derivate të naftës për Komunë dhe Institucione tjera”, është titulli i kontratës, i cili është bërë nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Komuna e Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

Ky tender është ndarë në dy pjesë, sipas tenderit që ka publikuar Komuna. në Lotin e parë, parashihet furnizimi me derivate të naftës dizel dhe benzin.

Ndryshe në lotin e dytë, se pjesën e dytë të kontratës parashihet furnizimi me vajra, antifriz, e ujë të xhamave.

Në përshkrimin e lëndës, janë dhënë edhe specifikimet për sasinë me të cilën Komuna ka kërkuar të furnizohet.

“Naftë 100,000.00 litra. Benzin 3,000 litra. Vajra te ndryshëm 500 litra.Ujë xhamave 300 litra

Antifriz 300 litra”, sqarohet në kontratë.

Ndërsa endenuk dihet për kompaninë e cila do të jetë fituese e tenderit, përshkak se është bërë vetëm njoftimi për kontratë. /Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...