Debate Lajmi Levizes

Na more në qafë, Noli! O peshkop i pa shkop, o imzot i pa Zot, o nacionalist internacionalist, o toskë gegofob…o bolshevik

Na more në qafë, imzot Noli!

Kshtu i drejtohej DOM LAZER SHANTOJA Fan Nolit (1892 – 5.III.1945 – pas 3 muej ,,çlirim,,)

Dom Lazer Shantoja, tue ju drejtue Nolit ne Dhjetorin e vitit 1924:

”Qesh o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonalist, o toskë gegofob, o shqiptar bolshevik. . . Pse ti, o vigan i penës, u fshehe kët herë nën pseudonimin e një studenti xhuxhmaxhuxh. Del në fushë, sikur dole tash vonë, para aeropagut të Internacjonales së Moskovës për me predikue ungjillin e komunizmes tanë hiperortodokse.
A don me ta përsërit edhe ma rrumbullak? Utopia e jote – dhe fjala Utopi asht shprehja ma e butë për gafat e tua të pakualifikueshme – e mori në qafë Shqipninë, o Fan Nol!. . . Sa për malcort, mos i xen me goje aspak, se nuk je i denj. Nji copë e vogel e lkurës së tyne me zdrale, asht shumë ma e vlefshme se të tanë tolla (qerosa) e jote e lagun me ujë Kolonjet. . . Ndeje gjashtë muej në Tiranë, o kryeministër ideal. . . i Shqipnise, e nuk begenise me shkue makare nje here të vetme, deri në Lezhë të shifshe ata malcore që të dhimbsen aq fort, ata malcorë që luftoshin për Shqipni, kur ti loshe si paljaço ndër theatro e kabaretë. . . Tye e shokve të tu, nuk u dhimben jo malcort, qi paskan fikun Don Loro Caka, por u vjenë keq e ju ka arritë vneri der te hundët, pse n’at Gegenin e keqe paska prapë njerz të cilët, edhe pse vdiq Bajram Curi e Elez Isufi, janë të zot me cue në kambë një popull, ndërsa ti me kompaninë tande e me tanë dijen e qitapeve tueja e t’hueja, nuk je i zoti me çue nga gjumi as katër pleshta në tanë Shqipninë (Toskërine. . . inclusive!). . .

Por endrra të tjera janë rinisën pas 1991 nga shërbimi sllavë me kryeqytete Moskë-Beogradë-Podgoricë- Shkupë – Athinë.
Shembull tipik kemi përfaqsuesin e kësaj bote mizore antishqiptare prej ortodoksit antishqiptar, Edvin kristaq Ramën, që duke mos qenë politikanë, por në krye të opozitës po realizon projektin e botës barbare sllave duke bllokue mosfutjen e Shqipnisë me BE-në. Fundi i kësaj hapi antishqiptar shkon në interesa të largta të Serbisë, Moskës dhe Greqisë si dhe aleatve tyne në Perënndim.
Një nga aktet politike kundër sovranitetit të Shqipnisë u arrit me aktin e pengesës të Shqipnisë në BE nga dora e zezë e krye – ortodoksit Edvin Kristaq Ramës për të mos lejue vendete Ballkanit të hyjnë në BE me synim të jenë nën ombrellën e Rusisë.

Ndërsa në anën tjetër çengeli i Erdoganit i hedhun në zyrën e presidentit Bamir Topi, që të mos hynte Shqipnia në BE si vend islamik, me synim që të formohet blloku islamik antieruo-amerikan në Ballkan.

Janë dy blloqe islamike-ortodokse që penguen Shqipërinë të antarsohej në BE në uejin tetor të 2011 me synim të bllokojnë planet e integrimit të Shqipnisë me familjen europiane.

Edvin Kristaq Stavri Rama ishte kundra; Lëvizjes së lirë të shqiptarve në Europë; – Në NATO dhe po pengoi dhe pengon në vitin 2011 Antarsimin e Shqipnisë në BE.

Image may contain: 1 person, smiling, closeup and text

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *