Published On: 15 Gusht, 2017

MZHE ndan 100 mijë euro për kontestin PTK-Axos (Dokument)

Qeveria e Kosovës ka filluar përgatitjet për tu përballur me kontestin PTK-Axos GMBH.

Përfaqësuese ligjore nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për kontestin e privatizimit PTK-Axos është shpallur një kompani nga Bullgaria me emrin “KPMG Bulgaria” e që për punën që do ta kryen do të paguhet 100 mijë euro.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka negociuar marrëveshjen më kompaninë “KPMG Bulgaria” dhe ka arritur që të bëjë marrëveshje në shumën prej 100 mijë eurove. MZHE për këtë punë i kishte parapa 150 mijë euro, raporton lajmi.net.

“Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues:Përzgjedhja për ekspertiza profesionale në çështjen Axos GMBH për kontestin “Privatizimi i PTK-së” LOT-1”, thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit.

Procesi i privatizimit të PTK kishte nisur në vitin 2010, ku në vitin 2013 ishte shpallur fituese Axos që kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve.

Ky proces u kundërshtua nga opozita dhe privatizimi dështoi. Kompania Axos tash kërkon dëmshpërblim në shumë prej 50 milionë eurove./Lajmi.net/

Ditë më parë MZHE, pati angazhuar në cilësinë e ekspertit profesorin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimin në çështjen e kompanisë “Axos GMBH” për kontestin Privatizimi të Postës dhe Telekomit të Kosovës për 15 mijë euro deri në mbyllje të rastit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...