Published On: 30 Gusht, 2017

Myslimanët ndihmojnë ndërtimin e Katedrales (Video)

  • Kanë afat për përfundim të punimeve vetëm deri në mëngjesin e 5 shtatorit, ku pritet të bëhet Shugurimi i Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

Udhëheqësi i punimeve po thotë se infrastruktura do të jetë e përfunduar.

E për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës foli Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane.

Se ndihmë të madhe ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e tha edhe Arianit Koci.
Edhe për qytetarët, rëndësia e shugurimit të saj me emrin e Nënës Terezë është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në imazhin e vendit sa i përket tolerancës fetare, raporton TribunaChannel.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish presidentit Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nëna Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...