Published On: 24 Tetor, 2016

Mustafa:Asociacioni serbe do të themelohet

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që është ruajtur territori i Kosovës dhe nuk është humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor.

Ai në seminarit “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi j luftës, kthimi i të dëbuarve dhe mbrojtja e dinjitetit ndaj atyre që janë masakruar gjatë luftës e arsyeton në mënyre të plot ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Ne jemi në rrugë të mirë të përkushtimit euroatlantik, rrugë që të bëhemi pjesë e projekteve euroatlantike. Sa i përket NATO-s, interesi jonë është që të kemi bashkëpunim aktiv me NATO-n. Jemi të interesuar që edhe më tutje të qëndroj në Kosovë. Gjatë periudhës së pasluftës kemi pasur prioritete të ndryshme. Si qeveri jemi pacaktuar që tani prioritet të kemi zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, ngritjen e cilësisë në arsim dhe shëndetësi. Vitin e kaluar e kemi përmbyll me një rritje ekonomike mbi 4 %. Perceptimi për korrupsionin në Kosovë është akoma i lartë por kemi marrë masa për adaptimin e ligjeve për luftimin e korrupsionit, kemi një efikasitet më të lartë të Prokurorisë, Gjyqësisë”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe të kundërshtimi i opozitës sa i përket marrëveshjes për Asociacion dhe Demarkacion, duke thënë se në një formë ka ndikuar që një kohë të rëndësishme ta humbin duke u marrë me këto çështje.

“Kemi pasur protesta të dhunshme por kemi arrit t’i tejkalojmë. Asociacioni do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që e kemi ruajtur territorin e Kosovës dhe s’kemi humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe te terrorizmi, duke thënë se edhe Kosova nuk a qenë imun ndaj njerëzve që janë bashkuar në fronte të ndryshme të luftës jashtë vendit.

“Kemi arritur që nga shtatori i vitit të kaluar që asnjë qytetar të mos bashkohet në konfliktet e jashtme përmes punës që kanë bërë institucionet lidhur me këtë. Kemi aprovuar strategjinë për luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, është arrit rezultat mjaftë i madh. Jemi të interesuar të rrisim dhe forcojmë sigurinë. Gjendja e sigurisë në vend është e mirë, jemi të kënaqur me FSK-në, presim që kjo forcë nesër të jetë anëtare e NATO-s dhe para kësaj të shënderrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ne tani jemi të interesuar që të anëtarësohemi në Interpol që të jemi koherent me atë se çfarë ndodh në sigurinë ndërkombëtare, ne tani dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend që ka qenë konsumues i sigurisë, ne një vend që do të eksportojë siguri që të marrim në veprimet humanitare të NATO-s, në vende të tjera”, tha ai

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...