Published On: 4 Gusht, 2017

Mustafa, Teuta Rugova ka marrë vota dhe ka përkrahje si deputete

  • Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në Interaktiv të KTV-së ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së duhet t’i përmbahen politikës së partisë.

“Politika jonë është të mos e votojmë e Veselin”, duke shtuar se kushdo që e përkrah Veselin nuk konsiderohet të jetë vendim i LDK-së.

Për sa i përket votës së Teuta Rugovës e cila u rreshtua përkrah PAN-it, Mustafa thotë se është vendim i saj duke shtuar se ka kontrabandistë jashtë familjes, e që nga kjo punë mendojnë të përfitojnë e të marrin pozita në institucionet e ardhshme, duke mos përmendur emra të përveçëm por duke e pohuar se e ka fjalën për Dardan Gashin e Astrit Haraqinë.

Për sa i përket Rugovës, Mustafa ka thënë se nuk është futur në listë për kandidate të deputetëve vetëm për shkak të babait të saj por për shkak të përkushtimit të saj ndaj partisë dhe të simbolikës që paraqet. Ai thotë se Rugova ka marrë vota dhe ka përkrahje si deputete.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...