Published On: 18 Maj, 2017

Mustafa: S’ka marrëveshje LDK-VV, pas zgjedhjeve jemi të hapur

  • Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me Vetëvendosjen për të shkuar në zgjedhjet e 11 qershorit me një listë të përbashkët.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve të bisedohet me Vetëvendosjen për të arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje, shkruan lajmi.net

“Proceset pas zgjedhjeve mbete të hapura dhe ne mbesim të hapur për të biseduar më Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa të enjten në një konferencë për media.

Ai ka folur edhe për listën e deputetëve të kësaj partie për të cilën është shprehur se do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Ne sot kemi Këshillin e Përgjithëshëm dhe do t’i diskutojmë emrat e LDK-së, por ne do të vendosim për emrat e njerëzve tanë, presim që të kemi propozimet edhe nga partneret tanë”, ka thënë Mustafa.

Gjatë ditës së mërkurë LDK dhe Vetëvendosje kanë zhvilluar takime për një marrëveshje që në zgjedhjet e 11 qershorit të hynë së bashku.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...