Published On: 1 Gusht, 2017

Mustafa Nano vazhdon t’i fy shqiptarët: Nuk është provuar që ne jemi ilirë

Nëna e Skënderbeut është serbe. Kjo ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve, ndërsa Mustafa Nano i cili shprehet i sigurtë mbi vërtetësinë e këtij pohimi, në jo pak raste është sulmuar si mbështetës i tezave sllave.

Publicisti dhe shkrimtari Nano, i ftuar në emisionion “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, në TVSH ka hedhur një tjetër tezë që me shumë gjasa do të ngjallë edhe më tepër diskutime.

“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur Nano. Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, tha Nano.

Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e Skëndërbeut, Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit.

“Nuk e di pse provokoi. Nuk bëhet fjalë për vajzë e tij, që të mund të themi se e bëri pasi vdiq i ati. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e plasarit pak”, deklaroi Nano.Ndërsa tendencën e vendeve ballkanike për të marrë autorësinë e atij që e nisi i pari eposin, Nano e cilëson të kotë, pasi sipas tij ka një korpus rajonal të kulturës rajonale orale që nuk përcakton dot fillimin.

“Është një epos ballkanik dhe ne zihemi kush e ka nisur. Nuk ka prova që eposi është i hershëm, askush s’e di kur daton. Keni një korpus ballkanik të kulturës orale. Kemi marrë dhe kemi dhënë”, shprehet ai.

Nano është ndalur edhe te pretendimet serbe për Kosovën, ku ai thotë se janë pa kuptim për aq kohë sa ka shumicë shqiptare. Ai nuk përjashton mundësinë që në Kosovë të ketë pasur shumicë serbe, megjithatë tashmë realiteti është i qartë.
“Kosova është e shqiptarëve sot sepse shumica janë shqiptarë, në shekullin 12 nuk e dimë nëse ka pasur shumicë shqiptarësh. Mund të ketë pasur shumicë serbe. Fati i një populli sot nuk përcaktohet nga historia. Kosova ka shumicë shqiptare dhe i përket atij 90%-ëshi. Serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë”, u shpreh ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...