Published On: 15 Gusht, 2017

Mustafa kërkon llogari nga Vetëvendosja. Kush i dërgoi 72 lënd në Prokurori?

Mustafa kërkon që VV të tregoj nëse janë të vërteta 72 dosjet ndaj tij që ata dërguan në prokurori.

Pas përfundimit të mbledhjes së LDK’së, Isa Mustafa ka folur për një koalicion e mundshëm me partinë e Visar Ymerit.

Ai ka thënë se kanë disa çështje që duhet t’i sqarojnë para se të krijojnë partneritet me VV’në.

“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë s’më ka thirr Prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Demarkacionin, shndërrimin e FSK’së në ushtri, ekonominë”, është shprehur kryeministri në largim pas këtij takimi.

Por para kësaj Mustafa ka thënë se do të presin që PDK t’i konsumoj procedurat për të prezantuar kandidatin, pastaj do të flitet më shumë lidhur me koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...