Published On: 20 Tetor, 2016

Mustafa ia “fut” shtetit

Afro 822 milionë euro, llogaritet të jetë borxhi publik që Qeveria e Kosovës e ka arritur deri në qershorin e vitit 2016

Banka Qendrore e Kosovës, në raportin e saj tre mujor për ekonominë e vendit, cilëson se Qeveria e Kosovës deri në Qershorin e vitit 2016 e ka rritur borxhin publik për 26.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vlerën e 821.9 milionë eurove.

Si përqindje e Borxhi Publik Vendor borxhi publik ka arritur në vlerën e 13.8 përqindësh nga 11.2 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e saj thekson se kjo rritje e borxhit publik i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm prej 37.6 për qind (i cili ka arritur në 438.3 milionë euro), ndërkohë që edhe borxhi i jashtëm ka shënuar rritje të konsiderueshme prej 16.0 për qind duke arritur në 383.6 milionë euro.

Përderisa në vitet e kaluara borxhi publik dominohej nga borxhi i jashtëm, në qershor të vitit 2016 borxhi i brendshëm kishte pjesëmarrje prej 53.3 për qind në gjithsej borxhin publik./GazetaExpres

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...