Published On: 24 Prill, 2017

Mustafa do t’i kërkojë Brukselit ta suspendojë Demarkacionin si kusht për viza

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit, ka treguar arsyet se pse shefi i tij do të udhëtojë sot në Bruksel.

Abdullahu ka thënë për DW se shefi i Qeverisë do të kërkojë në Bruksel që ta suspendojë kushtin që i është vendosur Kosovës për liberalizimin e vizave

Abdullahu thotë se “Mustafa do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”. “Pra të kërkohen mundësitë që Brukseli ta suspendoj për një kohë kushtin e vendosur pa të drejtë, pra atë të demarkacionit, për vizat ndaj qytetarëve të Kosovës, me mundësinë e rikthimit të tij në rast se brenda periudhës së caktuar nuk përmbushet edhe ky kusht. Kjo është arsyeja pse Kryeministri Mustafa udhëton për në Bruksel”, ka thene Abdullahu

Kryeministri Isa Mustafa, kërkesën e tij të re që Demarkacioni me Malin e Zi të shtyhet për më vonë pas liberalizimit të vizave, thotë ta ketë diskutuar së fundmi edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ishte një javë më parë për vizitë në Kosovë. Sipas kryeministrit Mustafa, shefi i diplomacisë gjermane i ka premtuar se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga mekanizmat evropianë.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Nuke te ndigjone Ty Europa fare po ata e perkrasin me shume Serbet ti mundeshe me hanger vetem Mutin tend se Mute e ke be bashke me Hashimin !!!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...