Published On: 26 Tetor, 2016

Mustafa: Do ta mundim radikalizmin fetar

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur rreth ekstremizmit dhe radikalizmit në konferencën që u zhvillua sot, thotë se këto fenomene paraqesin rrezik për njerëzimin, paqen dhe njerëzit e pafajshëm.

Mustafafa shprehet se kanë bërë përpjekje në mënyrë që të shohin se cilët janë faktorët e dukurive të tilla.

“Është vështirë që të vihet deri tek konstatimet e caktuara por ajo që bashkërisht kemi konstatuar është që do të punojmë me të gjitha vendet fqinje dhe çdo vend tjetër pasi bashkërisht mund ta mundim.

“Ne si Kosovë jemi në rrugë të mirë sepse jemi të përkushtuar në rrugën euroatlantike, kemi tolerancë të mirë fetare që është kontribut i bashkësive fetare, mund të themi që kemi pas një bashkëpunim të mirë edhe në këtë betejë që ta mundim radikalizmin”, është shprehur Mustafa.

Kjo sipas Mustafës është një çështje që preokupon gjithë shoqërinë.

“Ne kemi organe kompetente që i kemi strukturuar mirë dhe nuk e kemi lënë që kjo punë të jetë vetëm e policisë dhe agjencionit të inteligjencës”, tha ndër tjerash Mustafa. /

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...