Published On: 31 Maj, 2017

Mustafa: Avdullah Hoti ka tipare tipike të një burrështetasi të fortë për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë të mërkurën në hapje të fushatës zgjedhore në Podujevë, se Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, do të jetë trashëgimtar i Zyrës së tij në Kryeministri.
“Avdullah Hoti ka tipare tipike të një burrështetasi të fortë për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ai është patriot që punon dhe e zhvillon shtetin e tij. Hoti ka tipare të një vizionari qëndrestar që çon përpara kauzën e tij”, ka thënë Mustafa.
Nga bastioni i LDK-së në Podujevë, Mustafa ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të rreshtohen me LDK-në dhe partnerët e koalicionit, në mënyrë që fjalët t’i shndërrojmë në vepra, të rreshtohen me ata që kujdesen dhe e ruajnë shtetin dhe pasurinë e tyre, me ata që dinë dhe dëshirojnë të bëjnë punë të mira.
“Podujeva dhe Llapi janë ndër kultivuesit më të devotshëm të frymës dhe filozofisë politike të Presidentit Rugova. Ata që nga dita e parë e themelimit nuk u larguan asnjë ditë të vetme nga fryma Rugoviane. Presidenti Rugova i kishte gjithmonë përkrahës të fuqishëm llapjanët. Ata u besatuan me Rugovën 27 vite më parë, me projektin e LDK-së për të ndërtuar një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se Podujeva edhe pas vdekjes së Presidentit Rugova e ruajti dhe e kultivoi rrugën që ai e ka trasuar për një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se sot jemi këtu në qytetin e Podujevës, për të nisur një rrugëtim të ri, një rrugëtim të fitores sonë të madhe e cila është në prag.
“Jo rastësisht kemi zgjedhur komunën e Podujevës për të nisur këtë fushatë, sepse kjo komunë është vatër e pathyeshme LDK-së, që nuk ia ktheu shpinën për asnjë ditë të vetme që nga themelimi”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar ka ardhur në Podujevë me ekipin më të mirë të mundshëm që ngërthen në vete themeluesit dhe aktivistët më të devotshëm të LDK-së, por njëkohësisht “kam me vete edhe Gjeneratën e Republikës, siç e quante Presidenti ynë historik rininë kosovare”.
Hoti ka premtuar se do t’i çkapë institucionet e shtetit ashtu siç ka bërë me Doganat dhe Administratën Tatimore.
Presidenti i ARK-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se plani qeverisës i koalicionit nënkupton që çdo i ri që përfundon fakultetin ta ketë një vend pune.
Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se LDK në 12 palë zgjedhje pasluftës ka fituar bindshëm. Ai ka thënë se këto suksese janë arritur në saje të zbatimit të filozofisë Rugoviane. Veliu ka thënë se në zgjedhjet e kaluara LDK e largoi Thaçin nga Qeveria ndërsa në këto zgjedhje e largoi Kadri Veselin nga nominimi.
Kryetari i Podujevës ka thënë se ish-partneri Qeverisës, u bashkua me opozitën për ta rrëzuar qeverinë sepse e pengonin sukseset e njëpasnjëshme të LDK-së dhe kryeministrit Mustafa.

Zyra për Informim e LDK-së

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...