Published On: 21 Prill, 2017

Mustafa: Aeroporti i Gjakovës gati për helikopterë

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka qëndruar sot në qytetin e Gjakovës ku ka vizituar nga afër aeroportin e këtij qyteti.

Ai ka thënë se aeroporti i Gjakovës nuk duhet të mbetet i boshatisur dhe se Qeveria do të angazhohet që ky aeroport të jetë funksional sa më parë.

Sipas tij, aeroporti po ashtu do të mund të shfrytëzohet edhe nga helikopterët që do të vijnë në vendin tonë, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se Mustafa ditë më parë caktoi një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t’ju përgjigjur nevojave të Kosovës.

Pas disa diskutimeve u mor vendim që të adresohen çështjet procedurale dhe që të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve. /Indeksonline/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...