Published On: 6 Nëntor, 2016

Murtezaj: Me vdekjen e Deharit të merret drejtësia, jo politika

Valon Murtezaj ka shprehur ngushëllimet familjes Dehari me rastin e vdekjes së të birit Astritit.

“Familjes Dehari ngushëllimet më të sinqerta në këto momente dhembjeje për birin e tyre Astritin”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

“Situatat e tilla kërkojnë edhe më shumë, nga ne të gjithë, ta bëjmë Kosovën një vend ku sundon ligji”, ka thënë Murtezaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai shton se në një vend ku sundon ligji, hapësira për të bërë keq dhe krim, dhe për të keqpërdorur situatat që prekin njerëzit ngushtohet, dhe krijohet hapësirë që ato adresohen drejt.

“Tani e gjitha duhet të jetë punë e institucioneve përkatëse të drejtësisë; dhe jo e politikës.Familjes edhe njëherë ngushëllime”, ka përfunduar Murtezaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...