Published On: 3 Gusht, 2017

Murinho mesazh drejtuesve të Unitedit: Ma sillni edhe këtë lojtar (Foto)

  • Jose Mourinho dëshiron edhe një tjetër lojtar para se të mbyllet afati kalimtar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i kënaqur me lojtarët që ka transferuar gjatë kësaj vere.

Por, ai ka kërkuar që Unitedi të transferojë vetëm edhe një lojtar, para se të mbyllet afati kalimtar.

“Siç kam thënë edhe më parë, unë kam kërkuar katër lojtarë gjatë kësaj vere”, tha Neymar gjatë takimit me gazetarë.

“Klubi ka bërë punë fantastike, duke transferuar deri me tani tre lojtarë në këtë afat kalimtar të çmendur. E falënderoj klubin, por do të isha më i lumtur nëse do të transferonin edhe lojtarin e katërt”.

Lojtari i katërt i kërkuar nga Mourinho është njëri nga Ivan Perisic i Interit dhe Gareth Bale i Real Madridit. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...