Published On: 23 Shtator, 2017

Mungojnë tekstet mësimore, i blejnë vetë prindërit

Ministria e Arsimit nuk ka shpërndarë të gjitha tekstet për klasat e para. Edhe për klasat tjera nëpër shkolla është evidentuar mungesa e artikujve mësimorë

Klasat e para kanë nisur mësimin me mungesë tekstesh. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës nuk ka shpërndarë të gjitha tekstet mësimore në shkollat fillore, ashtu siç edhe ishte paraparë në vendimin e këtij dikasteri qeveritar.

Mungesa e teksteve është paraqitur edhe në klasat tjera. Shumica e komunave të vendit kanë deklaruar për mosfurnizimin e plotë me tekste mësimore.

Në mesin e librave që prindërit janë detyruar t’i blejnë, sidomos në komunën e Prishtinës, janë: Teksti shkollor “Dituri natyre” (fletore pune 1), me autor Anthony Russell, pastaj “Dituri natyre”, Anthony Russell 1, si dhe teksti tjetër po ashtu për klasën e parë “Edukim për Shoqërinë”, shkruan”Zëri”.

Skënder Avdiu, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka thënë se kanë marrë raportime nga shkollat për mungesë të 2340 librave (niveli I –klasa 1-5).

“Në klasën e parë kemi mungesë të nëntë tituj librash, gjithsej 450 libra”, ka thënë ai.

Avdiu ka thënë se të mërkurën janë furnizuar nga MASHT-i me libra për klasën e dytë, të katërt dhe klasën e pestë.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...