Published On: 10 Shkurt, 2016

MUNER: SHQIPTARËT, NJERËZ ME DINJITET TË LARTË

PAOLO MUNER, është autor i 3 librave për shqiptarët.

I fundit është libri me titull “Shpnesa e Shcypeniis” ose në italisht “La speranca dell Albania” i cili është botuar në fund të vitit që lamë pas dhe promovuar në Slloveni para disa javësh. Ndërsa, më herët, ka botuar edhe dy libra të tjerë: “Një histori shkodrane-Flamujt e parë të anijeve tregëtare shqiptare (1913-1914)(Prej arkivave të qeverisë detare austriake në Trieste) dhe një tjetër me titull “Jo vetëm hymni i flamurit” . Të tri librat janë botuar në versionin dygjuhësh, shqip-italisht.

z. Paolo Muner  është nga Trieste, Itali. Me profesion ka qenë ushtarak me gradën e oficerit në Marinën Detare Italiane.  Për 3 vjet ka shërbyer edhe në Sqipëri. Pasi u largua nga shërbimi aktiv, nga dashuria për shqiptarët, ai iu dedikua kërkimeve në historinë e Shqipërisë. Ka bashkëpunuar me revistat periodike prej të cilave vecojmë: Albanianews,  Hermesnews, Hylli i Dritës, Academicus, Klan, Mbrojtja, Rilindasi, Telegraf,  Gazeta Vatra,  Tirana Review Books etj.

Z. Muner, pse ky libër për shqiptarët? Çfarë ju inspiroi ose le të themi “obligoi”, që të shkruani këtë libër për shqiptarët e Triestes kur e dihet që në Trieste jetojnë edhe shumë komunitete të tjera?

Kam jetuar tre vite në Shqipëri, si ushtar dhe tani kam pesëmbëdhjetë vite që merrem vetëm me historinë shqiptare. Por jam nga Trieste, qyteti i komuniteteve të shumta të ardhura nga larg, mbi të cilat është thënë e shkruar çdo gjë, përveçse mbi komunitetin shqiptar.

Nga doli ky titull? A mos ka të bëjë me emrin e revistës së shekullit të 19?

Po, titulli është marrë nga emri i gazetës, në gjuhë shqipe, botuar në Trieste në vitin 1907. Por, është edhe emblematik i asaj çka ka përfaqësuar Trieste në historinë shqiptare.

Z. Muner, si i shihni ju shqiptarët?

Shqiptarët janë njërëz të fortë, me besim dhe krenari për Kombin dhe që dinë t’i japin vlerë vetes, edhe në gjëra të vogla.

Raporti i shqiptarëve me vendasit por edhe komunitetet tjera të Triestes, cili është?

Shqiptarët, në Trieste, janë integruar menjëherë, kurdoherë. Dikur, si ortodoksë, kanë pasur më shumë lidhje me bashkësinë greko-lindore, kombëtare dhe fetarë njëkohësh, sidomos në Kishën e Shën Nikollës. Imigrantët e rinj kanë lidhje me gjithë imigrantët e tjerë, edhe për të kërkuar mbrojtje e organizim. Por shqiptarët, më shumë se të tjerët, bëhen shpejt sidomos “triestin”.

Ka ndonjë dedikim të vecantë ky libër?

Librin ia kam kushtuar Ton Kokes, shkodran, plaku i moçëm i Shqiptarëve të Triestes, që vdiq nëntëdhjetë e katër vjeç, pikërisht kur libri po botohej. Më ka ndihmuar të shkruaj mbi universitarët shqiptarë.

Cila ka qenë sfida më e madhe për botimin e këtij libri?

Fillimisht fakti që në Trieste, askush nuk donte të më mbështeste në botimin e librit. Por kjo indiferencë nuk ishte kundër shqiptarëve po kundër meje që njihem më shumë në Shqipëri si hulumtues se sa në Itali. Atëherë iu drejtova një botuesi të vogël të Durrësit, Aurel Kaculinit, (Botime Jozef), i cili besim  te unë!

Në cilin vit janë parë shqiptarët e parë në Trieste? Ka dokumente për këtë?

Gjurmët më të lashta që kam gjetur, jo tamam në Trieste por në rrethina, shkojnë deri në 1480. Janë të Giovanni Duchayno (Gjon Dukagjini), refugjat nga Shkodra, që Republika e Venedikut e vendosi në një fshat, që më vonë u quajt Villa Decani, me shumë mundësi që familja kishte origjinën nga Deçani i Kosovës.

Me çfarë janë marrë ata, aso kohe?

Më së shumti tregtarë, shumica  nga Shkodra.

Po sot me çfarë merren shqiptarët e Triestes?

Me të gjjitha punët e profesionet, dhe nga të gjitha nivelet kulturore. Ndërtimi, ku dihet se shqiptarët janë të zotë megjithatë, këtu është në dorë të serbve.

Po ju, kur i keni njohur shqiptarët dhe cili ka qenë mendimi juaj për ta?

Kam qenë në Shqipëri, për herë të parë , në verën e vitit 1992, në një kohë të vështirë për të gjithë por edhe në gjendje emergjence kam njohur njerëz me dinjitet të lartë.

A ka dokumente të mjaftueshme në arkivat italiane për prezencën e shqiptarëve atje?

Në Itali, sidomos në Romë, gjinden dokumenta të periudhës mes dy Luftërave Botërore, atëherë kur lidhjet mes dy vendeve kanë qenë të ngushta. Por në Trieste, pjesë e Perandorisë Austro Hungareze deri në fund të Luftës së Parë, gjinden sidomos dokumenta të asaj kohe, sepse Austria kishte interesa të mëdha drejt Shqipërisë.

Ju keni përfshirë në këtë libër edhe emra të mëdhenj, përfaqësues, të shqiptarëve. Cili për ju ka qenë më interesanti dhe që ju e admironi?

Patjetër Aleksander Moisiu, lindur në Trieste nga baba shqiptar e nënë goriciane (atëherë nënshtetase austriake), duke u bërë një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe të kinemasë në gjuhë gjermane të asaj kohe. Një evrpopian i vërtetë.

Sa janë integruar shqiptarët  në shoqërinë italiane?

Absolutisht shumë dhe më shumë se gjithë imigrantët e tjerë, për njohurinë e gjuhës, historinë e përbashkët, mbiemrat të cilët, të paktën disa mund të merren për italian, tiparet fizike të ngjashme.

Është interesante kjo që thoni! Edhe gjyshi im thoshte se shqiptarët janë shumë të ngjashëm me italianët sidomos për tiparet fizike!

Shqiptarë të Kosovës ka në Trieste dhe kur kanë ardhur ata?

Nga vendosjet e para ka shumë pak, nga imigrimi i ri i fund Nëntëqindës, kosovarët e Triestes janë rreth njëmijë, dhe për vetë nënshtetësinë jugosllave janë më shumë se nga Shqipëria.

Njoh disa të shoqatës së Studentave Shqiptarë të Universitetit, janë tejet të organizuar dhe shpesh presidentët janë kosovarë. Pastaj njoh sidomos poeteshën kosovare Leonora Buçinca, që ka prezantuar librin tim disa ditë më parë në Capodistria, në Slloveni, dhe, të shtunën e ardhshme, do të prezantojë një libër tjetër timin në Zagreb, Kroaci.

Libri është botuar në versionin dygjuhësh, shqip-italisht. Si ka ecur , cili ka qene interesimi i lexuesit për ta marrë këtë libër?

Kam botuar deri më tani tre libra historie shqiptare, të gjithë në version dygjuhësh dhe ka qenë e sukseshme si formulë. Por në rastin e një libri me të tillë volum, më se pesëqind faqesh, bëhet problem çmimi, prandaj  botuesi im po mendon për një botim vetëm në shqip, sidomos për Kosovë e Maqedoni, ku italishtja njihet pak, pra mund të jetë një çmim i tepërt dhe i kotë.

Përshtypjet e të tjerëve për libërin, sidomos shqiptarëve? Cfarë ju thonë ata? Ju kanë dhënë ndonjë sugjerim?

Libri i ka pëlqyer shumë shqiptarëve, si atyre me banim në Shqipëri po ashtu dhe atyre të Triestes, sepse i ka dhënë shumë informacione që përndryshe nuk do  kishin njohur. Kritika, deri tani, nuk kam pasur por, botimi i dytë do të pasurohet më të dhëna të reja të përcjellura nga miqtë dhe dashamirësit e mi.

Përvoja juaj në Marinën Detare Italiane duhet të ketë qenë ineresante!

Po, ka qenë një jetë interesante, dyzet vite plot me kënaqësi, përfshirë tre vitet e kaluara në shqipëri, mbase më të bukurit.

Me mission në Shqipëri keni qenë në vitet sa të vështira po aq edhe ineresante për shqiptarët (të kujtojmë vitin 1992! Pastaj edhe 2001-2003) çfarë përvoje ishte ajo? Çka kujtoni nga ajo kohë sidomos viti 1992 kur kishte vetëm pak kohë kur Shqipëria kishte dalë nga izolimi dhe vendi kishte përballje të mëdha?.

Siç e thashë më parë, kam qenë në Shqipëri për herë të parë në verën e 1992, në Durrës dhe Vlorë, në një kohë të vështirë e në gjendje emergjence por dhe atëherë kam njohur njerëz me dinjitet të lartë.

Kam dëgjuar se Ju keni dhënë kontribut të madh edhe për krijimin e rojës bregdetare shqiptare por edhe në reformën e forcave të armatosura shqiptare!

Më, 19 qershor të 2002-tës, janë dorëzuar me një ceremoni solemne në portin e Durrësit gjashtë motovedetat e para, italiane, rojes Bregdetare Shqiptare! Ishte kurorëzim i pjesës së parë të projektit që më ishte besuar dhe isha shumë i emocionuar për këtë.

Z. Muner, për çka i komplementoni shqiptarët e për cka u bëni vërejtje?

Vështirë të shprehësh një mendim mbi një popull me pak fjalë. Me instikt do të thoja vetëm një gjë, këmbëngulja, kokëfortësia, që kam hasur shpesh te shqiptarët që kanë punuar me mua! Pothuaj gjithmonë një virtyt por, disa herë, më shumë se sa defekt mund të përfaqësojë një vështirësi, por gjithmonë për të mirë.

Ju falënderoj shumë për intervistën z. Paolo Muner!

Faleminderit ty Flora për intervistën dhe Radio Kosovën për nderin që më keni bërë për mikpritjen në mikrofonin tuaj.

 

Loading...
 
Displaying 6 Comments
Have Your Say
  1. Margerita Kurti thotë:

    Mirdita,jam e intetrsuar te di ku mund ta gjej librin ku Zotni Muner i la dedikuar axhes te babes tim Ndoc Kurti.Vitor Jubani,shok i ngushte me baben tem Albert Kurti me ka fole per ju.
    Faleminderit

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
    • Paolo Muner thotë:

      Shume flm, Zonja Margerita, Le elenco le librerie dove – in Albania – si possono trovare i miei libri:
      1) all’Aeroporto di RINAS, da Adrion, sia prima che dopo il controllo di sicurezza (quindi in tutti due i bookshops);
      2) a TIRANA, al Friends Book House, Bulevardi Gjergj Fishta, e da Adrion (Librari Nderkombetare) in Sheshi Skenderbeu;
      3) a DURAZZO, alla Libreria Dyrrah (Dega Qendrore, perballe Drejtorise se Hekurrudhave, Rruga Egnatia), ed alla Librari Toena, in Rruga Mbreti Monun,di fianco Sheshi Liria (Tel. +355 52 31246);
      4) a SCUTARI, nella Librari Universitare Shkoder, 068-4019242 , Rr. Kol Idromeno” (Pedonale), e nella Librari Ora e Shkodres, 069-203 8588, Rruga 28 Nëntori (vicino alla Posta).
      Lexim te mbare!

      Përgjigjiuni
      Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  2. Paolo Muner thotë:

    Kjo eshte intervista qe ma ka bere – per Radio Kosoven – Flora Masurica Durmishi, qe falenderoj perzemersisht se bashku me Fioralba Dumen, pa ndihmen e se ciles nuk do mund ta kisha bere kete interviste ne gjuhe shqipe.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  3. Paolo Muner thotë:

    Questa e’ una intervista che mi e’ stata fatta – per Radio Kosova – da Flora Masurica Durmishi, che ringrazio sentitamente, assieme a Fioralba Duma, senza la cui assistenza non avrei potuto sostenere l’intervista “ne shqipe”!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)
  4. yllka thotë:

    Bisede interesante. Nuk e paskam njohur kete autor. Librat e tij ku mund te gjenden?

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
    • Paolo Muner thotë:

      Shume flm, Zonja Yllka, Le elenco le librerie dove – in Albania – si possono trovare i miei libri:

      1) all’Aeroporto di RINAS, da Adrion, sia prima che dopo il controllo di sicurezza (quindi in tutti due i bookshops);
      2) a TIRANA, al Friends Book House, Bulevardi Gjergj Fishta, e da Adrion (Librari Nderkombetare) in Sheshi Skenderbeu;
      3) a DURAZZO, alla Libreria Dyrrah (Dega Qendrore, perballe Drejtorise se Hekurrudhave, Rruga Egnatia), ed alla Librari Toena, in Rruga Mbreti Monun,di fianco Sheshi Liria (Tel. +355 52 31246);
      4) a SCUTARI, nella Librari Universitare Shkoder, 068-4019242 , Rr. Kol Idromeno” (Pedonale), e nella Librari Ora e Shkodres, 069-203 8588, Rruga 28 Nëntori (vicino alla Posta).
      Lexim te mbare!

      Përgjigjiuni
      Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...