Published On: 29 Maj, 2017

Muçolli: Trima janë njerëzit e punës, jo ata me muskuj

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Muçolli, ka vizituar Vrellën, Cercën dhe Krushën, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë të partisë.

Në takimet në këto vende, Muçolli është shoqëruar nga kandidatët Teuta Rugova, Naser Rugova, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi.

Muçolli, i nominuar nga dega e katërt e LDK’së për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ka dhënë një deklaratë të fortë atje.

Para shumë qytetarëve e simpatizantëve, ai ka thënë se “trima nuk janë njerëzit me muskuj”.

“Trima janë njerëzit e punës e me duar të pastërta”, është shprehur Muçolli.

Ai e ka quajtur koalicionin LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi  si “koalicion i shpresës”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...