Published On: 31 Tetor, 2016

MPJ këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) ka marrë me shqetësim të thellë informatën për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendi nën të ashtuquajtura akuza për krime lufte.

“Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJ, transmeton Telegrafi.

“MPJ do të vazhdojë ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në reagim.

 Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...